Avioni shdërrohet në bar-restorant në mes të detit - Business Magazine Albania

Avioni shdërrohet në bar-restorant në mes të detit


Është hapur për klientët “avioni bar-restorant” në parkun “Yjet Turke” në kuadër të një projekti të Bashkisë së qytetit Konya në Turqi.

Kryetari i Bashkisë së Konyas, Tahir Akyürek, ka deklaruar se kanë hapur “Parkun e Yjeve” në formën e një muzeu të hapur për më të mirët e ushtrisë turke, yjet e saj, ku pjesë e tij janë avionë të tipit F – 5, makete të ndryshëm, ambiente sociale, etj, raporton agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

Ai ka theksuar se në park sapo është hapur edhe një bar restorant i cili është i ndërtuar brenda një avioni tip Airbus A300. Kryetari Akyürek ka thënë se menjëherë pas hapjes së tij ky vend ka filluar të tërheqë shumë interes.

Avioni 54 metra i gjatë është sjellë në qytetin e Konyas në pjesë të ndara dhe është bashkuar aty për tu kthyer më pas në një bar restorant me një kapacitet prej 295 personash.

Akyürek ka shpjeguar se tavolinat jashtë tij janë vendosur mbi një platformë xhami dhe qëndrimi mbi to të jep ndjesinë e të qenit mbi ujë.

Avioni-shdërrohet-në-bar-restorant-në-mes-të-detit-business-mag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi: lajmifundit.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0