Disa duan të mos kenë të bëjnë fare me teknologjinë.
Christopher Walken, për shembull, kohët e fundit tha për “Newsweek” se ai kurrë nuk kishte tundimin për të bërë “gjëra mazokiste” të mundësuara nga kompjuteri, si për shembull të “Google” veten.
Më poshtë është një grup i celebs që janë shume të lumtur duke jetuar pa internet:
Louis C.K.
Në një intervistë të kohëve të fundit në “Tonight Show”, Louis C.K. i tha Jimmy Fallon se ai kishte ndejtur pa e përdorur internetin për një muaj dhe nuk kishte në plan të rikthehej.
Komediani ka dalë më parë në kundërshtim të përdorimit të vazhdueshëm të celularëve, duke argumentuar në një intervistë për revistën “Conan” në 2013 , që shkatërron aftësinë e njerëzve për t’u socializuar dhe i bën të ndihen të trishtuar.
Angelina Jolie
Në vitin 2011, Angelina Jolie ka thënë për “USA Today” se ajo kishte qenë duke shfletuar Amazon.com për herë të parë dhe u ndje “e mbingarkuar” nga të gjitha opsionet e mundshme.
“Truri im është shpërndarë shumë dhe shkon në drejtime të ndryshme,” tha ajo. “Unë do të qëndroj me katalogët.”
Vetëm disa vite më parë, ajo pranoi se nuk dinte se si të ndizte një kompjuter.
Brad Pitt
Përveç se nuk është në Twitter – si çdo person tjetër – Pitt ka thënë në mënyrë të qartë se ai nuk e di se si punojnë kompjuterat dhe nuk do të marr pjesë në atë që ai e quan ” Makina e publicitetit”.
Elton John
Gati një dekadë më parë, Elton John deklaroi se i gjithë interneti duhet të mbyllej për një periudhë prej pesë vjetësh.
Muzikanti britanik argumentoi në atë kohë se muzika është duke vuajtur së tepërmi nga lindja e internetit.
“Le të dalim në rrugë, të marshojmë dhe të protestojmë në vend që të rrimë ulur në shtëpi dhe të lexojmë bloge,” tha ai në gazetën britanike “The Sun”.
George Clooney
Clooney është një kundërshtar i zëshëm i Facebook dhe Twitter.
Për t’ju bashkuar Facebook, ai tha: “Unë më mirë do të kisha një egzaminim të zorrës së trashë live në TV sesa të kem një faqe në Facebook.”
Për Twitter-in, ai i tha “Esquire”, “Unë mendoj se të gjithë ata që janë të famshëm janë të metë nëqoftëse ata janë në Twitter.”
Eminem
Në vitin 2010, Eminem dha arsyetimin e tij për të mos mësuar kompjuterin.
“Nëse unë mësoj se si ta përdor, unë do rri aty gjatë gjithë ditës duke kërkuar komentet rreth meje dhe kjo do të më çmendë.”
Dhe, edhe pse ai ju bashkua Twitter në vitin 2009, në 7 vite ai bëri “tweet” vetëm 615 herë.
Shailene Woodley
Ju mund të mendoni se një aktore që luan në një film si “Divergent” i pëlqen teknologjia por ajo ka thënë për The Daily Beast” në disa raste, që ajo rrallë hyn në internet, nuk ka një telefon celular dhe nuk është “një person i teknologjisë. ”
Kur ka nevojë për udhëzime, ajo thotë se pyet njerëzit, të cilët ajo preferon.
“Sa më shumë që të merrni larg nga të gjitha lëvizjet teknologjike,” tha ajo, “më shumë liri do keni.”
Jennifer Lawrence
Në vitin 2014, Lawrence tha për “BBC Radio 1” se mediat sociale dhe teknologjia prishin planet e saj.
“Unë nuk jam shumë e mirë për telefonat apo teknologjinë. Unë nuk mund të merrem me email-et, kështu që ideja e Twitter-it është e paimagjinueshme për mua,” tha ajo. Lawrence shton se “kurrë nuk do të kishte Twitter”.
Burimi: businessinsider.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.