Ndryshimi që do të bëjë Samsung në telefonin e ri Galaxy Note 7 - Business Magazine Albania

Ndryshimi që do të bëjë Samsung në telefonin e ri Galaxy Note 7


Samsung është kritikuar në të kaluarën për mos përditësimin e pajisjeve të saj Android në kohën e duhur. Gjiganti elektronik i Koresë së Jugut, megjithatë, mund të jetë në kërkim për t’a ndryshuar këtë duke filluar me Galaxy Note 7 e ri.

Sipas Korea Times, President i Samsung Mobile Koh Dongjin tha se kompania është në kërkim për të rinovuar pajisjet e saj në Android 7.0 Nougat brenda dy deri tre muajt e ardhshëm. Një përditësim para përfundimit të vitit 2016 do të jetë një rekord i ri me shpejtësi për Samsung, edhe pse jo të gjitha versionet mund të mos marrin përditësim në të njëjtën kohë.

Koh gjithashtu konfirmoi raportet e mëparshme se Samsung kishte marrë në konsideratë lançimin e Note 7 në Kinë me 128GB aftësi ruajtje, e cila do të jetë dyfishi i kapacitetit të tregjeve të tjera. Galaxy Note 7 do të dalë në shitje në SHBA më 19 gusht. Telefoni përmban një ekran QuadHD 5.7-inç, një procesor quad-core Snapdragon 820, kamera 12-megapixel dhe një majë shkruese përfshirë S-Pen.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0