Në edicionin e këtij viti marrin pjesë trupat nga Rumania, Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Kosova, Greqia.
Festivali i konceptuar edhe si një takim midis fqinjësh do të jetë rasti për njohjen jo vetëm me teatrin e vendeve ballkanike përkatëse si urë lidhëse, por edhe të kulinarisë, muzikës dhe shpirtit të përbashkët ballkanik në një atmosferë festive duke promovuar vlerat më të mira dhe duke i dhënë një shtysë turizmit kulturor, sezonal, kulinar dhe muzikore.
Për të gjitha shfaqjet që do të zhvillohen hyrja është falas. Gjatë ditëve të këtij festivali çdo ditë do t’i kushtohet një shteti me teatrin, kulinarinë, muzikën dhe festën.
Juria e festivalit përbëhet nga President Bujar Kapexhiu , regjisorë, Sesilia Plasari dramaturge, Arjan Çani gazetar dhe Olta Gixhari-aktore.
burimi: oranews.tv
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto