'Google' vizitë dhe workshop në kompaninë shqiptare Localweb Internet Company - Business Magazine Albania

‘Google’ vizitë dhe workshop në kompaninë shqiptare Localweb Internet Company


Përfaqësuesë të motorrit më të madh të kërkimit në botë “Google”, zhvilluan një vizitë dy ditore përkatësisht në 29 dhe 30 Qershor, në kompaninë shqiptare ‘Localweb Internet Company’. Prej më shumë se dy vitesh kompania është afirmuar si një ndër partnerët strategjikë të gjigandit Google në fushat e marketingut dixhital, SEO dhe Adwords përmes kompanisë mëmë Localweb Srl, me seli në Milano.Tomaso Uliana-Strategic Partner Manager Google

Tomaso Uliana, Strategic Partner Manager Google, u shpreh se është i impresionuar nga rritja e shpejtë, profesionalizmi dhe efiçenca e treguar gjatë këtyre dy viteve partneritet. Uliana theksoi se këto elementë janë garanci për një bashkëpunim afatgjatë e të sigurt mes palëve. Google njihet në të mbarë botën për mbështetjen që u jep agjencive të internetit, të cilat nxisin inovacionin si dhe zhvillojnë strategji të sukseshme për afrimin e klientëve të rinj, e në këtë kuadër, tha ai, Localweb Internet Company është afirmuar si një partner i besueshëm duke u renditur i pari në gjenerimin e kontakteve për klientët që menaxhon.

_MG_0451

Ndërkaq Susanna Garancini, Associate Account Strategist Google, paraqiti workshopin me temë “Adwords Advanced, Display Shopping and Troubleshooting” si dhe zhvilloi një bashkëbisedim të hapur lidhur me tendencën dhe sfidat me të cilën përballet interneti e shkencat kompjuterike në tërësi.

Business Manager i Localweb Internet Company, Salvatore Bonanno thotë se: “Të renditesh i pari në rankimin e Google si kompania lider në krijim e kontakteve për klientët e menaxhuar, është padyshim një motiv krenarie për ne. Rankimi përfshin të gjithë kompanitë partnerë të Google në mbarë zonën EMEA pra në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë”. Më tej ai u shpreh se Localweb Internet Company, përfaqëson një pol ekseklence ku talentet e reja mund të zhvillojnë ambicien e tyre e po kështu vihen në kontakt direkt me business
players më të rëndësishëm të Europës.”

Salvatore Bonanno Business Manager Localweb Internet Company 1

Localweb Internet Company u themelua në vitin 2013 si një kompani e mirëfilltë shërbimesh dixhitale. Në selinë e sapo inauguruar, pas Galerisë së Arteve në Tiranë, aktualisht punojnë 100 persona dhe drejtuesit parashikojnë të dyfishojnë numrin brenda 6 mujorit të ardhshëm.

Rolet kyçe janë të lidhur ngushtë me botën e internetit si Web e App Developer, Marketing Manager, Advertiser, Adwords Specialist, Optimiser, Copyrighter, Sales Advisor etj. Kreativiteti është po aq i rëndësishëm ndaj dhe brenda kësaj kompanie gjejnë vend Graphic Designer e Communication Specialists , Webmasters etj. Shqipëria tashmë ka një kompani e cila qëndron në pararojë të zhvillimeve teknologjike dhe ofron një rrugëtim profesional në të njejtin nivel me atë të kompanive europiane.

_MG_0416

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0