Dell largohet nga Android, fokusi tek sistemi operativ Windows - Business Magazine Albania

Dell largohet nga Android, fokusi tek sistemi operativ Windows


Ekziston një konkurrencë e fortë dhe shumë pak fitim në ekosistemin Android, dhe nuk është çudi të mësojmë se Dell po planifikon të distancohet nga biznesi Android për tu përqendruar në kompjuterat dhe 2n1 me sistem operativ Windows.

Sipas The verge, për kompaninë garancia e tabletëve Android si linja Venue do të vijojë të jetë e vlefshme por nuk do të shesë e as zhvillojë produkte të reja si dhe do të ndalojë së përditësuari paisjet aktuale. Kjo do të thotë se nuk ka më përditësime për tabletin e shkëlqyer Venue 8 7000.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e strategjisë së Dell për të zhvendosur fokusin nga tregu i tabletëve në favor të hibridë 2n1 ku si pikë referimi padyshim janë modelet Surface të Microsoft. Windows ngelet një opsion i rëndësishëm për tabletët e shoqëruar nga një tastierë fizike duke qenë se ofron një gamë të gjërë aplikacionesh profesionale dhe është terësisht i adoptueshëm për bizneset ku këta të fundit duket të jenë shënjestra e re e Dell.

Dell ka dalë kundër produkteve të reja të Apple për IT Administratorët dhe CIO duke thënë se kompania duhet të bëjë më shumë sesa të shtojë fjalën “Pro” pas emërtimit iPad që të tërheqë vëmendjen e tyre.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Dell i ka kthyer shpinën biznesit Android. Afro një dekadë më parë kompania tërhoqi nga shitjet telefonët dhe tabletët 5,7 dhe 10 inç sepse fitim ishte i ulët.

 

/ PCWorld Albanian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0