Google dhe 5 kompani Aziatike vënë në funksion kabllin optik nënujor me kapacitet 60 Tbps - Business Magazine Albania

Google dhe 5 kompani Aziatike vënë në funksion kabllin optik nënujor me kapacitet 60 Tbps


Google së bashku me pesë kompani Aziatike telekomunikacioni kanë filluar të shfryëzojnë një kabëll optik nënujor i cili lidh Japonin me shtetin e Oregonit në SHBA.

Me një kapacitet prej 60 Terabajt, “ky është kablli optik nënujor me kapacitetin më të lartë ndërtuar ndonjëherë,” dhe Google do të ketë qasje në 10 Terbajt, njoftoi gjigandi i motorit të kërkimit.
“Do ta shfrytëzojmë për të mbështetur përdoruesit tanë të Google Apps dhe Platformës Cloud,”shkruante njoftimi.

NEC është furnizuesi i cili ndërtoi kabllin 300 milion dollarësh për Google, Chine Mobile, China Telecom, Global Transit, KDDI dhe Singtel. Nuk do të vijojë edhe për shumë kohë të jetë kablli nënujor me kapacitetin më të lartë sespe Microsoft dhe Facebook prezantuan para pak ditësh projektin e tyre të ndërtimit të një kablli nënujor me kapacitet 160 Terabajt dhe do të lidhe brigjet e Europës me atë të SHBA-ve në Tetor të 2017-tës.

Gjigandi i motorit të kërkimit Google, i vetëm do të ketë qasje në një çift fibrash, një për dërgimin dhe një për marrje. Secila prej fijeve numëron 100 gjatësi vale ku secila prej tyre ofron një kapacitet 100 Gbps. Ky është kablli i katër optik nënujor ku Google ka pronësi.

 

PCWorld Albanian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0