Facebook do të bëjë Messenger më të sigurt për përdoruesit e tij. - Business Magazine Albania

Facebook do të bëjë Messenger më të sigurt për përdoruesit e tij.


Sipas një raporti, Facebook është duke kërkuar mënyra për të bërë Messenger më të sigurt për përdoruesit e tij.

The Guardian raporton se Facebook është duke menduar të shtojë kriptimin end-to-end tek Messenger, një aplikacion që përdoret nga më shumë se 900 milionë njerëz në të gjithë globin. Thuhet se kriptimi end-to-end do të jetë i ç’aktivizuar kështu që përdoruesit duhet ta aktivizojnë manualisht nëse duan.

Messenger nuk është shërbimi i parë mesazheve në portofolin e Facebook që do marrë kriptimin end-to-end. WhatsApp, shërbimi më i njohur i mesazheve që Facebook përvetësoi disa vite më parë, kohët e fundit ka implementuar kritpimin end-to-end për të gjithë përdoruesit e tij.

Arsyeja pse Facebook ka zgjedhur të ç’aktivizojë këtë opsion paraprakisht është për shkak të ambicieve të saj për platformën Messenger. Ajo ofron karakteristika të mësuarit nga kompjuterat e cila mbështetet në të dhënat e përdoruesve për tu përmirësuar, por në qoftë se kriptimi është aktivizuar, Facebook nuk do të jetë në gjendje për të hyrë në të dhënat e përdoruesit si psh tek mesazhet.

Për përdoruesit, kjo do të thotë që ju duhet të zgjedhni. Nëse doni një siguri të përmirësuar duhet të jeni të gatshëm për të jetuar pa disa nga karakteristikat më të fuqishme që ofron Messenger. Nëse doni këto karakteristika, atëherë do ju duhet të bëni pak kompromis me jetën tuaj private.

Ky qëndrim është i ngjashëm me atë të Allo, aplikacioni më i ri i mesazheve nga Google i cili gjithashtu përmban karakateristikën e kriptimit end-to-end, diçka që e bën Edward Snowden të shoh Allo shumë me dyshim.

/techsot.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0