Një tjetër akuzë është lëshuar në drejtim të rrjetit social më masiv “Facebook”, këtë herë për përgjim të bisedave telefonike të përdoruesve të tij.
Akuza është bërë nga Kelli Burns, eksperte dhe pedagoge e komunikimit në Universitetin e Floridas. Sipas saj, aplikacioni i rrjetit social mund të jetë duke përdorur të dhënat e përdoruesve për të zbuluar sa më shumë rreth asaj që flasim.
Disa kohë më parë, vetë “Facebook” ka pranuar se aplikacioni i tij “dëgjon” çfarë ndodh në telefonin tonë, muzikën apo interest e ndryshme që kemi. Kjo sipas kompanisë bëhet për të studiuar se çfarë u intereson përdoruesve, e jo përgjimi i bisedave. Kjo bëhet në shërbim të reklamave që do t’u shfaqë atyre më pas në faqe.
Në një intervistë për britaniken “The Indipendent”, Burns thotë se aplikacioni me anë të audios nuk mbledh vetëm të dhëna, por edhe po përgjon.
Prej vitesh, “Facebook” ndodhet në proces gjyqësor me një grup qytetarësh amerikanë pasi akuzohet se përdor mesazhet e përdoruesve për para dhe reklama.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto