Bllokimi i portit të Selanikut dhe Pireut në Greqi nuk ka dhënë ende ndonjë efekt në rritjen e vëllimit të përpunimit të mallrave në Portin e Durrësit. Burimet zyrtare nga Autoriteti Portual i Durrësit thanë se ritmi i përpunimit nuk ka ndryshuar dhe se nuk është në pritje ndonjë sasi më e madhe e mallrave nga Maqedonia.
Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual i Durrësit, në periudhën janar-maj të këtij viti u përpunuan rreth 1.3 ton mallra të ndryshme. Në katër terminalet e Portit u përpunuan 216 anije tregtare dhe 409 tragete, ndërsa u ankoruan 5 kroçera dhe 37 jahte.
Gjatë 5-mujorit, importet nga porti i Durrësit u rritën me 26%, duke arritur shifrën prej 965,618 ton mallra, ose 202.228 ton më shumë se sa e njejta periudhë e vitit të kaluar.
Ndërsa eksportet pësuan rënie me 28% ose me 246 mijë ton më pak se sa periudha 5-mujore e vitit 2015.
Vetëm gjatë muajit maj të këtij viti në portin më të madh të vendit janë përpunuar afro 316 mijë ton mallra gjithsej, ose 6 përqind më shumë se sa në maj të vitit
2015.
Në këto pesë muaj në terminalin e DCT janë përpunuar 42.726 kontejnerë TEU, ose 2.298 njësi më shumë se vitin e kaluar. Në pesë muajt e parë të këtij viti tragetet kanë kryer 409 lundrime, ose 44 më shumë se sa në të njejtën periudhë të vitit të kaluar, duke transportuar afro 317 mijë ton mallra gjithsej.
Tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona dhe Durrës –Trieste e kthim transportuan gjithsej 215.869 udhëtarë, ose 32.913 udhëtarë më shumë se në 5-mujorin e parë të vitit të kaluar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.