Tani do të kemi një aplikacion të vetëm për Messenger dhe SMS - Business Magazine Albania

Tani do të kemi një aplikacion të vetëm për Messenger dhe SMS


Jeni të lodhur nga kalimi mes Facebook Messenger dhe SMS në Android-in tuaj? Të martën, Facebook njoftoi se aplikacioni Messenger tani mbështet mesazhet SMS. Kjo do të thotë përdoruesit e Android mund të vendosin aplikacioni si të parazgjedhur për klientët.

Për ata që duan të zgjedhin, përditësimi është tani në dispozicion në aplikacionin Messenger Android. (Mesa duket  Facebook s’ka ndonjë plan për t’a sjellë atë në aplikacionin e vet iOS.)

Pasi të aktivizoni opsionin nëpërmjet “aplikacionit të parazgjedhur SMS” në ‘settings’ të Messenger, ju do të jeni në gjendje për të parë mesazhet tuaja tekst në Messenger së bashku me bisedat tuaja në Facebook. Ajo gjithashtu do të mbështesë disa por jo të gjitha përmbajtje të pasura të Facebook-ut duke përfshirë stickers, emoji, audio, foto dhe informacion për vendodhjen. Karakteristika të tjera të Messenger, si bots, GIF, pagesat dhe aplikacionet e palës së tretë, do të vazhdojnë të jenë të kufizuar në mesazhet e Facebook.

Facebook do të bëjnë dallimin mes mesazheve Facebook dhe SMS me ngjyra të ndryshme, Facebook do të jetë blu, ndërsa SMS do të jetë ngjyrë vjollcë. Ju do të shihni ikonën Messenger nën fotografinë e miqve që përdorin Messenger.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0