"World Summit Award", hapen aplikimet për ndarjen e çmimeve në Inovacionin Dixhital - Business Magazine Albania

“World Summit Award”, hapen aplikimet për ndarjen e çmimeve në Inovacionin Dixhital


“World Summit Awards” është një sistem demokratik dhe i shumllojshëm i ndarjes së çmimeve, i cili përzgjedh dhe promovon inovacionin më të mirë dixhital me ndikim në shoqëri.

I iniciuar në 2003-in nën kornizën e UN World Summit on the Information Society, World Summit Award kontribuon në axhendën e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (UN Sustainable Development Goals) duke njohur impaktin e përmbajtjes dixhitale lokale në shoqëri, duke demonstruar pasurinë dhe shumëllojshmërinë e aplikimeve inovatore.

Janë më shumë se 178 vende të cilat janë përfshirë në mënyrë aktive, me një rrjet në rritje të liderave, inovatorëve, sipërmarrësve, përfaqësuesve të qeverisë dhe biznesit dhe themeluesve të rinj.

Qoftë një aplikacion për të ndihmuar në përdorimin e “verbër” të smartphone, qoftë një website që rianimon historinë, “World Summit Awards” ofron një platformë për ata të cilët kanë ide inovative.

Kategoritë e “World Summit Awards” janë si më poshtë:

  1. Angazhimi Qeveritar & Qytetar
  2. Mirëqënia dhe shëndeti
  3. Mësim & Edukim
  4. Mjedisi & Energjia e Gjelbër
  5. Kultura & Turizmi
  6. Shpërnguljet e zgjuara & Urbanizimi
  7. Biznesi & Tregtia
  8. Përfshirja dhe Fuqizimi

Përshkrimin për secilën kategori mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: http://www.wsis-award.org/contest/categories-and-rules.

Për më shumë informacione vizitoni linkun: http://www.wsis-award.org

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0