Pse në Pekin ndalohet shitja e iPhone? - Business Magazine Albania

Pse në Pekin ndalohet shitja e iPhone?


Kompanisë Apple i është kërkuar të ndalojë shitjen e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, në kryeqytetin kinez Pekin.

Kompania Beili me qendër në qytetin Shen Chen në rajonin Guangdong ka akuzuar Apple-n se modelet iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë imitim i modelit të tyre 100C. Për këtë arsye kjo kompani është ankuar në Zyrën e Patentave të Produkteve në Pekin (BIPO), shkruan një ditë më parë Anadolu Agency.

Duke pretenduar se modelet 100C dhe iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë pothuajse të njëjta, Zyra e Patentave të Produkteve e ka cilësuar si të drejtë pretendimin dhe ka vendosur ndalimin e produkteve të Apple në Pekin.

Ndërsa Apple, ka apeluar vendimin duke e quajtur atë të padrejtë.

/syri.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0