Sipërmarrësit për të cilët ia vlen të vësh bast! - Business Magazine Albania

Sipërmarrësit për të cilët ia vlen të vësh bast!


Uber, Twitter, Stripe, Instagram: Chris Sacca ka bërë disa nga bastet më të lezeçme mbi startupet. Dhe në rjedhën e këtyre basteve, ylli i ‘Shark Tank’ ka zhvilluar disa rregulla të besueshme për identifikimin e sipërmarrësve për të cilët ia vlen të vësh bast.

“Duke e bërë këtë gjë për shumë vite dhe pasja e shumë të dhënave të rëndësishme, unë vetëm mund të them nëse ato do të ecin larg ose jo, mund ta nuhas,” ka thënë ai në një intervistë në skenë në Konferencën Collision në New Orleans të Enjten.

Vetëbesimi, ashtu siç pritet, jep parashikime të mira, por është një “vetëbesim pa qenë nevoja për të shitur,” ka thënë Sacca për Laurie Segall të CNN. “Themeluesit tanë më të mirë, pak rëndësi ka nëse është Travis (Kalanick i Uber), Evan (Williams i Twitter dhe Medium), ose Kevin Systrom (i Instagram), ata thjesht besojnë në pashmangshmërinë e suksesit të tyre.” Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç planifikohen, ka thënë ai, “ata nuk zhyten, ata e dinë se do t’ia dalin.”

Vizioni i Kalanick për Uber ishte tmerrësisht i gjerë edhe kur “flota” e tij konsistonte në 3 makina në San Francisco, ka thënë Sacca. “Në ditët e para, kur kalonte 8 orë në ditë në vendin tonë të punës në Truckee, “ne flsinim për ekspansion ndërkombëtar. Ne flisnim për transportin e ushqimit dhe të pakove.”

Në të njëjtën mënyrë, Systrom po projektonte 50 milionë përdoruesë për Instagramin para se të kishte ndonjë prej tyre. “E thoshte kaq qetësisht, ishte magnetike. Ishte joshëse,” ka thënë Sacca. “Unë thashë, ‘Unë nuk mund të mos përfshihem në kompaninë e këtij njeriu.’”

Por kjo nuk është gjithçka që kërkon Sacca te një sipërmarrës i madh. Ai kërkon gjithashtu një shkallë disfunksionimi. Njerёzit tё cilёt janё tёrёsisht normalё mund tё jenё punonjёs tё mrekullueshёm, por nuk duhet tё jenё sipёrmarrёs, ka thёnё ai.
“Ky ёshtё njё udhёtim special, i ndryshёm qё nuk mund tё jetё i disponueshёm pёr kёdo. Duhet të jesh pak obsesiv. Ti mund tё kesh disa çështje personale që të bëjnë të ndryshëm. Ti mund të kesh probleme për të krijuar marrëdhënie me njerëzit e tjerë. Ti nuk e pranon mirë dështimin. Mbase ja pak maniak-depresiv.”

“Nëse asgjë nga këto gjërat nuk të duken familiare, duhet ndryshosh drejtim.”

 

/Shkruar nga Jeff Bercovici dhe publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0