Hakohen mbi 250 milionë llogari e-mail dhe fjalëkalime - Business Magazine Albania

Hakohen mbi 250 milionë llogari e-mail dhe fjalëkalime


Më shumë se 250 milionë përdoruesё të email-eve dhe fjalëkalime janë shkelur dhe janë duke u përdorur nga “nëntoka kriminale e Rusisë”, sipas një raporti të publikuar nga Reuters. Hakimi i të dhënave mësohet të ketë prekur disa nga adresat e-mail më popullore Mail.ru të Rusisë, si dhe adresat nga Google, Yahoo dhe Microsoft. Në total, pas eliminimit të kopjeve identike, lista përfshinte 57 milionё adresa Mail.ru, 40 milionë adresa Yahoo, 33 milionё adresa Hotmail dhe 24 milionë adresa Gmail.

Përveç atyre të përmendura, ka edhe mijëra adresa email nga serverat gjermane dhe kineze të përfshira në listën e llogarive të hakuara.

Hakimi është i fundit në një varg incidentesh të tilla në shkallë të gjerë. Vitin e kaluar, të dhënat e më shumë se 100 milionё njerëzve u vodhën nga nëntë kompani, duke përfshirë Wall Street Journal dhe J.P. Morgan, duke shënuar thyerjen më të madhe të tillë në Shtetet e Bashkuara.

Dhe qeveria federale e SHBA-së është goditur gjithashtu nga hakimet masive kohët e fundit. Një incident, që ndodhi në vitin 2015, lejoi hakerat të hynin në të dhënat personale të dhjetëra mijëra punonjësve nga Zyra e Menaxhimit të Personelit. Dhe në fillim të këtij viti, një tjetër hakim përfshinte të dhënat nga 30.000 punonjës të FBI-së dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0