Para se ai të arrinte moshën kriter për të hapur një llogari në Facebook, një 10-vjeçar gjeti një gabim të madh në Instagram, duke u shpërblyer në këtë mënyrë me $ 10,000 nga Facebook.
Jani u shpërblye me $ 10,000 nga Facebook, si pjesë e programit të saj të gjetjes së gabimeve, e cila ofron shpërblime me të holla për njerëzit që të gjejnë gabime në infrastrukturën dixhitale të Facebook. Kjo përfshin edhe Instagramin në pronësinë e Facebook.
Djali është shprehur se ai mund të fshinte atë që njerëzit shkruanin në rrjetin social të shpërndarjes së fotove, duke e treguar këtë në Instagram ku ka fshirë një koment që ata bënë në një test llogarie. Jani tha se ai mund të fshinte madje edhe komentet e Justin Bieber-it me gabimin që ai gjeti.
Sipas babait të djalit, Jani dhe vëllai i tij binjak kanë gjetur të meta në sigurinë e faqeve edhe më parë, por ato nuk kanë qenë mjaftueshëm të mëdha për të justifikuar një pagim, si një i tillë.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto