5 libra për t'u lexuar këtë verë sipas Gates - Business Magazine Albania

5 libra për t’u lexuar këtë verë sipas Gates


Themeluesi i Microsoft, Bill Gates ka përgatitur për dashamirësit e librit listën e pesë librave që duhet lexuar gjatë kësaj vere.

“Këtu në Seattle, vera është një dhuratë pas 9 muaj shirash dhe zymtësie. Qielli është i pastër, nuk ka lagështirë dhe netët janë të freskëta. Më e mira që mund të bësh është të ulesh jashtë duke lexuar një libër të mirë,” e nis shkrimin në blogun e tij “Gates Notes” ku rekomandon 5 librat që duhet të lexohen nga gjithësecili prej nesh gjatë pushimeve të verës.

Librat dallojnë për nga përmbajtja prej biznesit te matematika apo vetё fillimet e njerëzimit. Më poshtë mund të gjeni listën e titujve të këtyre librave:

1. ‘Seveneves’ nga Neal Stephenson

2. ‘The Vital Question’ nga Nick Lane

3. ‘How Not to Be Wrong’ nga Jordan Ellenberg

4. ‘The Power to Compete’ nga Hiroshi Mikitani dhe Ryoichi Mikitani

5. ‘Sapiens: A Brief History of Humankind’ nga Yuval Noah Harari

 

/Publikuar në blogun e Bill GATES.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0