Ata kanë përvetësuar pronat e shitjes me pakicё, kanë udhëzuar kompanitë për t’i rritur fitimet e tyre dhe ndërtuar ndërtesa më të mira. Ata gatuajnë pasta dhe ndërtojnë ndërtesa në qendër të qytetit. Janë këta 20 personat më të suksesshëm të Detroitit që janë në të 20-at e tyre, shkruan crainsdetroit.com.
Janë këta të rinj që merren me profesione të ndryshme dhe që kanë arritur suksese të lakmueshme me moshë të re, në mesin e tyre edhe Etrit Demaj 27-vjeçari kosovar që jeton dhe vepron në Detroit të Amerikës.
Ishte viti 1999. Ai dhe familja e tij ishin në Kosovë dhe bombat, armët dhe ushtarët kaluan nëpër qytetin e tij ku knjë luftë ndëretnike kishte filluar. Atë mëngjes, nëna e tij e shikoi atë në sy dhe i tha atij se ajo ka fshehur para në xhepin e tij, të cilin ia kishte qepur. Dhe nëse ata do të ndaheshin – nëse diçka e paimagjinueshme do t’i ndodhte asaj ose babait të tij, ose vëllait të madh – ai duhej t’i mbante paratë e fshehura dhe t’i përdorë ato për të udhëtuar sa më larg që mundet në drejtim të kufirit.
Ai dhe familja e tij i shpëtojnë evakuimit, udhëtimi i tyre zgjati me muaj. Ata u vendosën në Michigan-in Juglindor, dhe nga gjithë kjo eksperiecnë, Demaj mësoi se asnjëherë nuk duhet ta marrё lirinë dhe mundësinë si diçka që jipet lehtë.
Sot, Demaj drejton veprimtarinë e përditshme në kompaninë Hepta Systems në Detroit, për teknologjinë e mençur të ndërtesave. Demaj ka për qëllim t’i bëjë ndërtesat më të mençura (kah ana teknologjike) prej sistemit të ngrohjes e ftohjes, deri tek ndriçimi.
“Unë e punësova atë në moshë të re sepse gjithmonë kam pasur besim të madh në të rinjtë dhe ambiciozët. Unë gjithashtu doja që kompania të rritej më shumë si një familje,” ka thënë presidenti i Heptas, Ted Houck. Që kur Demaj i është bashkuar kompanisë në vitin 2015, shitjet e Hepta-s janë rritur për 300 %, shkruan crainsdetroit.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.