Mbyllen aplikimet e Albanian ICT Awards IV: Projektet gati për t'u ballafaquar me Jurinë - Business Magazine Albania

Mbyllen aplikimet e Albanian ICT Awards IV: Projektet gati për t’u ballafaquar me Jurinë


Plot 20 takime zunë vend në fazën e parë të edicionit të katërt të Albanian ICT Awards ndërsa konkurrentët tani janë nën ethet e emocioneve të pranimit dhe vlerësimit të aplikimeve të tyre.

Nga Tirana në Prishtinë, nga Shkodra në Tetovë e nga Durrësi në Gjakovë, ekipi organizativ i Albanian ICT Awards zgjoi kreativitetin e të rinjve dixhitalë duke u premtuar një rol të munguar në shoqërinë shqiptare, atë të lokomotivës së inovacionit në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Me një mozaik pjesëmarrësisht si ekpertë të IT-së, profesorë universitetesh, studentë, sipërmarrës, artistë, dizajner, takimet në kuadër të këtij konkursi mbarëkombëtar vijuan një maratonë të vërtetë gjatë muajit Mars. Kjo maratonë startoi të enjten e datës 4 Shkurt kur Albanian ICT Awards, në Tiranë dhe Prishtinë, çeli edicionin e katërt të garës mbarëkombëtare, tashmë tradicionale.

Pas plot 60 ditësh intensive, organizatorët dhe pjesëmarrësit gjatë takimeve përjetuan një eksperiencë unike kjo për vetë impaktin real social që ka ngjallur tash 4 vite kjo nismë në vetvehte por edhe me prurjet cilësore që vijnë e përmirësohen çdo vit e më shumë.

Data 31 Mars 2016, 24:00, shënoi edhe afatin përfundimtar të aplikimeve në Albanian ICT Awards IV ku mblodhi rreth 100 kandidatë anembanë trojeve shqipfolëse.

Më 2 Prill, në Tiranë, juria e Albanian ICT Awards e përbërë prej 11 anëtarësh, profesionistë të respektuar si Altin Petre, Gjergji Spaho, Visar Jasiqi, Redi Neziri, Anni Dasho Sharko, Elvis Bregu, Ilir Çapuni e të tjerë, do të mblidhet për të vlerësuar nga shumë aspekte idetë e arkitektëve të së nesërmes.

Projektet inovative do të ndahen në shtatë kategori ku secili prej tyre adreson një nga sfidat me të cilët përballet komuniteti i ICT-së dhe rrjedhimisht vetë shoqëria dixhitale mbarëshqiptare.

Partneriteti i zgjeruar i ICTSmedia në kuadër të edicionit të katërt të ICT Awards dhe me mbështetjen e partnerit strategjik Fondacionit “Dritan Hoxha”, Raiffeisen Bank Albania, kompanisë së zhvillimit inxhinierik, Albsoft dhe shumë sponsorëve e partnerëve të tjerë, do t’i rrisë çmimet dhe shpërblimet për fituesit dhe kandidatët, veçanërisht në mbështetjen e realizimit të aplikimeve që do të shpallen fituese nga paneli i jurisë.

Derisa sytë e të gjithëve janë drejtuar nga Mbrëmja Gala 29 Prillit, aplikuesit dhe finalistët kanë edhe disa sfida, ata do të përgatiten për të prezantuar dhe mbrojtur produktin dhe projektin e tyre para Jurisë njëmbëdhjetë anëtarëshe ku do të ballafaqohen me pyetje nga më të ndryshmet, duke ju dhënë kështu eksperiencë të vyer në vetvete që do t’i shoqërojë gjatë karrierës së tyre profesionale.

Për ecurinë e vlerësimeve, opinioni publik do të njoftohet përmes partnerëve dhe mbështetësve mediatik, derisa kandidatët do të njoftohen drejtpërdrejtë përmes stafit organizativ të ICT Awards IV.

ICTSmedia si themeluese dhe organizatore e vetme e Albanian ICT Awards dëshiron të përçojë mesazhin për opinionin publik se ngjarja “ICT Awards” për të cilën kohëve të fundit ka pasur tentativa të ndryshme dhe të paautorizuara të keqpërdorimit të simbolit, logos, vlerave dhe identitetit me anë të disa nismave të ndryshme paralele, përfaqësohet vetëm nga ICTSmedia dhe nuk qëndron prapa nismave të tilla të kopjuara.

Kështu, çdo pranverë, Albanian ICT Awards, bëhet porta e sipërmarrësve dixhitalë dhe kreativëve të rinj me synimin e vetëm: impaktin shoqëror me vënien në shërbim të revolucionit të katërt industrial, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

/ ICTSMedia

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0