Nxitja e Apple për të marketuar produktet e saj me personazhe të famshme nuk limitohet vetëm me iPhone dhe Apple TV: kompania po përpiqet të mprehë fuqinë e famës për të ngritur lart edhe famën e Apple Watch gjithashtu.
Reklamat e postuara të Hënën, shfaqnin emra këngëtarësh të momentit si Nick Jonas, Alice Cooper (duke luajtur golf) dhe aktoren Chloë Sevigny. Ndryshe nga reklamat e mëparshme të Apple me personazhe të njohur, me fokus në skeçet humoristikë ose situatat e përditshme, performuesit shfaqen në skena që janë më shumë konceptuale sesa realiste.
Është bërë thuajse një vit që nga debutimi i orës së parë Apple, dhe mungesa e të dhënave për shitjet e produktit nga kompania ka bërë që të dyshohet se Apple Watch mund të jetë një dështim për kompaninë. Pavarësisht se iPhone mbetet edhe sot e kësaj dite telefoni i përdoruesit me profil të lartë, orat Apple nuk e kanë arritur famën e ngjashme të tij.
Ndërsa disa skeptikë të produkteve të gjeneratës së parë presin për kopjen e dytë, me shpresë më të hollë të Apple Watch, kompania duket se i ka varur shpresat e shitjes së këtij produkti në kyçet e të famshmëve. Apple përdori të njëjtën strategji gjatë lançimit të pajisjes duke përdorur imazhin e VIP-ave si Beyonce, Drake.
https://youtu.be/UXTlCWuc_fs
/Publikuar më parë nga Mashable.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto