Ndёrsa Apple po shijon një rënie për herë të parë pas 13 vitesh, fitimet e Samsung po lulëzojnë.
Gjiganti teknologjik raportohet se ka pasur 12% rritje të shitjeve në periudhën janar-mars, pas lançimit të Galaxy S7.
Divizioni i celularëve në Samsung është i pari që ka arritur një rritje të tillë të shitjeve që nga 2014, duke bërë që kjo kompani të rikthehet përsëri fuqishëm në skenën e celularëve më të mirë në treg.
Pasi përmirësoi kamerën, bëri celularët të qëndrueshëm ndaj ujit dhe shtoi mbështetjen për mikro-kartë SD, Samsung është duke pasur një rritje të vazhdueshme me celularët S7 të cilët po pëlqehen me të madhe.
Fitimet nga divizioni i celularëve u rritёn në 42%, ndryshe nga viti i kaluar. Ky “rikthim” i Samsung duket se ka ndodhur falë celularëve S7.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto