Të parandalosh "vetëvrasjen" e startupit! - Business Magazine Albania

Të parandalosh “vetëvrasjen” e startupit!


Ju mund të mendoni se depresioni mes sipërmarrësve lidhet me dështimin, ose mbase me ngarkesën e punës dhe stresin. Por e vërteta është se shumë sipërmarrës përballen me çështjet e shëndetit mendor në të gjitha llojet e situatave sipërmarrëse.

Si Të parandalosh “vetëvrasjen” e startupit!

Në një auditor të populluar në komunitetin tim të startupit të Boulder, Colorado, Feld, investitori dhe sipërmarrësi i suksesshëm filloi të fliste hapur në lidhje me eksperiencat e tij të hershme të sipërmarrjes dhe të stresit. Ai gjithashtu ofroi këshilla për sipërmarrësit të cilët sfidojnë çështjet e depresionit dhe të shëndetit mendor, pak rëndësi ka se ku ndodhen në udhëtimin e tyre sipërmarrës.

Feld e nisi me historinë e tij, duke shpjeguar se si e kishte filluar kompaninë e tij të parë ndërsa ishte student në MIT dhe kishte vuajtur nga depresioni i tij në moshën 24-vjeçare. Kompania e tij u bë e suksesshme dhe e gjeti veten duke punuar 100 orë në javë ndërsa ishte në MIT, u fut në një program studimi. Ai përjetoi shumë ankth dhe nga një koleg i tij iu sugjerua të kërkonte ndihmë profesionale.

Si të parandalosh “vetëvrasjen” e startupit!

Por terapia ishte problem për shkak të “turpit” prej saj; ai vendosi se kishte një “defekt.” Dhe, si shumë sipërmarrës, ai gjithashtu erdhi në përfundimin se turpi i shoqëruar me të ishte më keq se depresioni vetë.

Ndërsa vitet kalonin, Feld takoi gruan e tij Amy, dhe u transferua në Boulder, ku gjeti edhe më shumë sukses por sërish vuajti periudha depresioni dhe madje mendoi për vetëvrasje.

Ai gjeti mënyra për të përballuar depresionin e tij, por në 2012-ën ai u shfaq sërish. Në atë kohë, ai ishte një investitor i suksesshëm, kishte publikuar 2 libra, kishte nisur një tur të promovimit të librit dhe po merrej intensivisht me aktivitete fitnesi, duke vrapuar në maratona, duke përfshirë një maratonë 50-mijëshe.

Aty erdhi një fat i keq edhe më i madh: U përfshi në një aksident me biçikletë, që e dërguan në shtrimin në spital dhe operim. Por nuk mori kohë mjaftueshëm për të marrë veten për shkak të asaj që ai e quajtu tendencat e tij kompulsive, që rezultoi të ishte një kombinim i rrezikshëm kur kombinohej me dashurinë për të ndërtuar komunitete të suksesshme startupesh dhe kompani me rritje të lartë.

Më pas, gjatë një udhëtimi biznesi i cili përfshiu një qëndrim të gjatë në hotel, depresioni i tij u bë më i fortë, dhe Feld të paktën vendosi ta bënte publike gjendjen e tij, të shkruante dhe të fliste rreth gjendjes së tij mendore. Ai tha se u kthye në atë drejtim, sepse e ndjente se nuk po i tregohej i vërtetë me veten ose me sipërmarrësit, të cilët ndiqnin këshillat e tij për startupet; ai dëshironte të ndante me të gjithçka që kishte mësuar rreth shëndetit mendor. Ai gjithashtu kërkonte të destigmatizonte turpin që mendonte se shoqërohej me depresionin në komunitetin e sipërmarrësve.

Të parandalosh “vetëvrasjen” e startupit!

Këtu janë disa nga strategjitë që nënvizoi Feld në fjalimin e tij:

1. Mos kini turp nëse keni depresion ose keni një histori me çështjet e shëndetit mendor

Depresioni u ndodh njerëzve të jashtëzakonshëm dhe është diçka të cilën ju mund ta mundni nëse e trajtoni si pengesë dhe jo si defekt.

2. Mësoni si të dështoni duke folur me të tjerët të cilët kanë përjetuar dështimin

Kolegët, grupet e mbështetjes dhe trajnerët profesionistë. Jeta e startupeve kërkon periudha intensive, por ato periudha nuk janë të qëndrueshme. Çdokush ka një limit të ndryshëm kur vjen fjala për stresin dhe ngarkesën në punë. Çelësi është të dini limitet tuaja dhe të kuptoni se kur ka probleme puna.

Feld tha se ai merr minimumi një javë pushim çdo 3 muaj për t’u ‘karikuar’, por sugjeroi që çdo individ të identifikojë metodën e tij ose të saj për t’u ‘karikuar.’ Shembuj që përfshijnë pushimin, meditimi i rregullt dhe terapia.

3. Mos e krahasoni veten me të tjerët apo ta modeloni atë si pamja e jashtme e njerëzve të famshëm

Mësoni si të jeni rehat me veten tuaj dhe pyeteni veten nëse po bëni gjërat e duhura në vend që të vareni në atë që kanë bërë të tjerët dhe se si shfaqen ata për të realizuar gjërat.

4. Shpenzoni kohë me veten, por jo vetëm

Shpenzoni kohë çdo ditë ose disa ditë çdo muaj duke u fokusuar në të kuptuarin e tendencave natyrale që ju i keni vetë në dorë. Për shembull, ju mund të meditoni 20 minuta në ditë.

(Feld shtoi në mënyrë komike se jo domosdoshmërisht sipërmarrësit duhet të kenë qëllime për të qenë të mirë në meditim.) Të shpenzoni kohë me veten ju lejon të vlerësoni nëse keni tendenca kompulsive, në mënyrë të tillë që t’i zbuloni për t’i moderuar ato. Çdo ditë, thotë Feld, ai i jep vetes të paktën 1 orë në ditë për të reflektuar.

5. Mos e lidhni identitetin tuaj ose vlerën e vetes me kompaninë tuaj

Mbani sensin e duhur të përgjegjshmërisë dhe mos u ndjeni përgjegjës për çdo njeri dhe çdokënd.

6. Nëse jeni një CEO, kuptoni se gjëja kryesore që mund të kontrolloni janë normat kulturore të kompanisë

Këto norma shpërndahen në kompani. Përcaktoni dhe artikuloni normat kur jeni të vegjël dhe punësoni njerëzit të cilët ndajnë dhe përqafojnë normat. Jini eksplicitë dhe kuptoni se nuk ka sete të normave kulturore që janë perfekte për çdo kompani.

7. Nëse jeni i/e martuar, darkoni të paktën një herë në muaj me bashkëshortin/en tuaj

Feld i nis darkat e veta duke shkëmbyer dhurata; më pas ai dhe gruaja e tij flasin se çfarë ka ndodhur gjatë muajit të shkuar, çfarë po ndodh aktualisht dhe çfarë do të ndodhë muajin e ardhshëm. Të dy vazhdojnë të flasin derisa ndjejnë se e kuptojnë njëri-tjetrin dhe e mbështesin njëri-tjetrin.

Mbi të gjitha, Feld nënvizoi se nuk ka zgjidhje perfekte dhe çdo metodë mund të jetë e vlefshme për t’i ndihmuar individët të kapërcejnë llojet e ndryshme të ndjenjave dhe të çështjeve. Asnjë metodë nuk garanton plotësisht kapërcimin e problemeve me shëndetin mendor, tha ai.

8. Mendimet finale

Feld mbylli fjalimin e tij me një pikë shumë të rëndësishme. Ai tha se startupet janë favorizuar nga situata për vite dhe që nga ky moment e në vazhdim, nuk mund të jetë më kaq e thjeshtë për të marrë financime, duke parë klimën e sotme të investimeve.

Ai i kujtoi audiencës se suksesi i startupi varet nga ajo se çfarë bëni ju, pavarësisht parametrave makroekonomikë aktualë.

Kompanitë do të dështojnë, theksoi Feld. Disa të tjera do të kenë sukses. Kjo ndodh në çdo klimë biznesi. Çelësi për t’u kujdesur për shëndetin tuaj mendor është të kuptoni se kur gjërat bëhen stresuese, kjo gjë do të dalë në pah.

Kështuqë mos i lini të gjitha energjitë tuaja të emocioneve të mbështillen nga kjo vorbull, tha Feld. Sigurohuni të që të fokusoheni në atë që mund të kontrolloni, edhe kur gjërat duket se dalin jashtë kontrollit.

 

/Shkruar nga John Arnold, Publikuar nga Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0