Në kategorinë e nominuar nga Bordi i Global Entrepreneurship Network (GEN), Kosova u vlerësua me çmimin “Brand & Community Champions” – çmim ky i ndarë personalisht nga Jonathan Orthmans, President i GEN. Çmimi u pranua nga Uranik Begu nga Innovation Centre Kosovo.
“Ky çmim dhe mirënjohje është shumë domethënëse për Kosovën, për faktin që vlerësohet komuniteti. Ne si Kosovë kemi punuar mjaft që të kemi një komunitet aktiv dhe të shëndoshë, që t’i shërbejë sidomos gjeneratave të reja dhe t’u ofrojë atyre mundësi që të krijojnë dhe zhvillojnë vendin”, është shprehur Begu.
Në këtë kategori Kosova del fituese përballë shteteve të fuqishme, si: Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Turqia, Kanadaja dhe Meksika.
“GEN Compass Award” mbahet tradicionalisht gjatë Kongresit Global i Sipërmarrjes, i cili këtë vit po mbahet në Medellin, Kolumbi, me pjesëmarrjen e më shumë se 160 shteteve, qeverive e kompanive globale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.