Rrjeti Social Twitter feston sot 10 vjetorin! - Business Magazine Albania

Rrjeti Social Twitter feston sot 10 vjetorin!


Rrjeti Social Twitter, themeluar dhe drejtuar aktualisht nga Jack Dorsey, të dielën në mbrëmje filloi një festim online.

Një postim me titull “Thank you! Love Twitter”, ftonte njerëzit të festonin dekadën e tyre të pare me hashtag-un LoveTwitter.

“Plot 10 vite më parë, filloi me një cicërimë të vetme,” – thuhet në postim, duke treguar Tweet-in e parë të Jack Dorsey-t.

“Që atëherë, çdo moment, çdo ditë, njerëzit komunikojnë me njëri-tjetrin për gjërat që kanë për zemër – në të gjithë botën.”

“Ndër vite, ju e keni bërë Twitter-in atë që është sot dhe po i jepni formën që do të ketë në të ardhmen. Dhe ne ju falenderojmë ju për këtë!”

Pa dyshim që Twitter ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit komunikojnë online, me vetëm 140 karaktere, çka për mirë apo për keq i bën njerëzit të zgjedhin fjalët e tyre. Platforma sociale është kthyer njëkohësisht edhe në një vend ku mund të ndjekësh evente botërore në kohë reale.

Vitet e fundit të Twitter kanë qenë të vështira edhe pse është një platformë e dashur për shumë njerëz. Çmimi i aksioneve të Twitter ka rënë përsëri edhe në këtë fillim viti. Kjo ka sjellë edhe largimin e disa drejtuesve ekzekutivë të kompanisë. Madje edhe investitorët kanë shprehur dyshimet e tyre për Jack Dorsey, i cili punon 18 orë në ditë duke menaxhuar si Twitter ashtu edhe kompaninë e pagesave Square, në të njëjtën kohë.

Pavarësisht këtyre fakteve, Twitter ruan optimizmin duke shprehur falenderimet “se kemi bërë histori, kemi sjellë ndryshim, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke qeshur së bashku çdo ditë”, për përdoruesit e tij në postimin e ditëlindjes së 10-të.

Business Magazine Albania bashkohet me në këto festime me përdoruesit e Twitter në këtë përvjetor të dekadës së parë dhe i uron shumë të tjerë në vazhdim.

#LoveTwitter

 

/ Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0