Apple ka njoftuar paraprakisht se shërbimi i tij i pagesave, i cili lejon blerësit të bëjnë një blerje në aplikacionet mobile me anë të shenjave të gishtave të tyre, në vend që të fusin të dhënat e kartës së kreditit, po zgjerohet edhe tek uebsajtet këtë vit.
Ky shërbim do të jetë në dispozicion për blerësit që përdorin shfletuesin Safari në modelet e iPhone dhe iPad që posedojnë teknologjinë e Apple Touch ID. Apple gjithashtu ka konsideruar të vendosë këtë shërbim për laptop dhe desktop Apple, edhe pse nuk është akoma e qartë.
Apple po u thotë partnerëve të tij të mundshëm se zgjerimi i Apple Pay në faqet e internetit mobile do të jetë gati para sezonit të pushimeve këtë vit. Një njoftim mund të vijë në WWDC, në konferencën e Apple për zhvilluesit e programeve, e cila zakonisht zhvillohet në Qershor.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.