Karvani i bizneseve kosovare nëpër Evropë po vazhdon duke vizituar shtete dhe investitorë të huaj, por edhe të diasporës shqiptare, në kuadër të përpjekjeve të AKB-së për të promovuar vlerat ekonomike të shtetit të Kosovës, si mundësi e re për investime në Ballkanin Perëndimor.
Dje një delegacion i AKB-se vizitoi Budapestin dhe investitorët kosovarë të cilët në këtë shtet po i japin imazh të mirë Kosovës, si investitorë, e jo vetëm si azilkërkuesë, siç jemi mësuar të vinë lajme dhe pamje të tmerrshme nëpër kampet e Hungarisë. Rasti me i mirë është vizita në Fabrikën e bukës “Korona Peksek”, e pronarit Ali Menxhiqi, i cili këtu ka ardhur si investitor dhe ka punësuar më shumë se 15 punëtorë dhe investimet kanë kaluar mbi 500.000 euro, kjo konsiderohet si histori e suksesit të kosovarëve në Hungari. Ai tha se nuk ishte e lehtë që të marrë rrugën e kurbetit në vitet e mëparshme, por duke falënderuar qeverinë hungareze dhe lehtësirat për investime, ai ka arritur të përfitojë fonde, por edhe mbështetje nga qeveria lokale, e cila e ka integruar dhe e ka liruar nga shumë taksa në fillim të investimeve të veta. Ai thotë se, po qe se Kosova do të kopjonte praktikat e mira të këtij shteti, shumë lehtë do të zhvillonte ekonominë dhe do të ktheheshin edhe me investime në Kosovë.
Agim Shahini Kryetar i AKB-së, tha se ishte tepër i lumtur që takoi kosovarë si investitorë dhe jo vetëm si azilkërkuesë në Hungari, ku gjatë dy viteve të fundit kishte një fluks të madh të tyre nëpër kufijtë e këtij shteti. Investimi i juaj kthen vëmendjen e Qeverisë hungareze dhe qytetarëve të saj se kosovarët janë të suksesshëm në ndërmarrësi dhe integrohen shpejt. “Lehtësirat për investime që i keni këtu, ato do të mund të jenë modalitet për Kosovën, po qe se ne dëshirojmë të rritim ekonominë dhe sektorin privat. Nuk ka asgjë më të vlefshme, kur diasporën tonë e takon nëpër botë, si investitor, administrator dhe deputet nëpër vendet evropiane, e që kanë origjinë shqiptare,” ka thënë Shahini.
“Jeni të mirëpritur, ju dhe bashkomëbasit e tjerë, që të inkurajoni edhe investitorët hungarezë që të vinë ne Kosovë, sepse perspektiva e Kosovës dhe potencialet e saj të pashfrytëzuara janë më të mëdha se çdo vend ballkanik,” ka qenë fjala e Shahinit.
Menxhiqi falënderoj delegacionin e AKB-së për vizitë dhe tha se kjo e bën më të fortë pasi dikush nga Kosova po interesohet për të.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.