Ekonomia në Eurozonë u rrit 0.3%.

Ekonomia në Eurozonë u rrit 0.3%.


Eurozona vijoi rritjen ekonomike në tremujorin e tretë 2015, ndonëse ritmi i saj u zbut krahasuar me tremujorin e kaluar, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar së fundi mbi zhvillimet ekonomike.

Sipas BSH-së, PBB në këtë tre-mujor rezultoi me një rritje prej 0.3%, ndërsa ajo vjetore prej 1.6%. Në krahasim me një vit më parë, ritmi i rritjes u forcua. Rritja ekonomike u mbështet nga kontributi pozitiv i konsumit dhe i investimeve, faktorë këta që kompensuan tkurrjen e eksporteve neto.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, treguesit e besimit të biznesit dhe të konsumatorëve për tremujorin e fundit kanë shfaqur ecuri pozitive. Ndërsa treguesit për prodhimin konfirmojnë vijimin e rritjes me ritme të afërta me ato të tremujorit të tretë.

Perspektiva për vitin 2016 konfirmon forcimin e aktivitetit ekonomik, ndërkohë që rreziqet lidhen kryesisht me tensionet gjeopolitike dhe dobësimin e mundshëm të ekonomive në zhvillim, gjë që mund të zbehë eksportet evropiane drejt këtyre rajoneve. Politika lehtësuese e ndjekur nga BQE-ja dhe programet e blerjes së titujve kanë rezultuar të suksesshëm në mbështetjen e aktivitetit ekonomik, por dobësia e përgjithshme e tregjeve të lëndëve të para dhe çmimet e tyre kanë ndikuar ne normat e ulëta të inflacionit gjatë gjithë kësaj periudhe. Inflacioni i Eurozonës është luhatur në vlera të ulëta dhe poshtë objektivit të BQE-së në muajt e fundit. Parashikimet për inflacionin e vitit 20163 u rishikuan për poshtë, në reflektim të vijimit të çmimeve të ulëta të naftës dhe të lëndëve të para.

/ATSH/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0