Ku na surprizojnë liderat e suksesshëm? - Business Magazine Albania

Ku na surprizojnë liderat e suksesshëm?


Në ditët e sotme të gjithë duam të kemi besim te vetvetja. Vetëm pak nga liderat më të suksesshëm në botë bëjnë përjashtime.

Ray Dalio është themeluesi i Bridgewater, fondi më i madh mbrojtës në botë. Parashikimet e tij për tregun janë bërë disa herë realitet, ashtu si paralajmërimet e tij në 2007-ën të një krize të pashmangshme ekonomike, aq sa ndonjëherë atij i referohen si DaVinçi i investimeve.

Ndërsa tipat e Wall Street janë shpeshherë të bindur në vetvete, Dalio nga ana tjetër, ka gjithmonë frikën se “mos po gabohet.” Mbledhjet e Bridgewater fillojnë shpesh me ekspertët të cilët dyshojnë për vendimet e tij dhe përfundojnë me Dalion që ndryshon mendim.

Admirali William McRaven udhëhoqi në mënyrë të suksesshme mësymjen “Seal Tim Six” ndaj Osama Bin Ladenit. Në mbledhjen ku ai prezantoi fillimisht planin e tij, McRaven u bë pengesë, “Zoti President, ne nuk e kemi testuar ende tërësisht këtë plan, dhe nuk e dimë nëse mund ta bëjmë, por kur ta bëjmë…do t’ju them të parit.” Administrata u habit kur dëgjoi këtë, ndryshe nga shumë admiralë të tjerë, McRaven u tregua i përulur dhe në mënyrë të pazakonë i hapur ndaj sugjerimit.

CEO i Amazon, Jeff Bezos, është në mënyrë të jashtëzakonshme skeptik ndaj projekteve të tij. Ndërsa shumë sipërmarrës janë optimistë të pandreqshëm, Bezos qëndron gati për të hequr dorë. Bezos i trajton pikëpamjet e tij si të përkohshme dhe i inkurajon të tjerët për të bërë të njëjtën gjë duke patur ide nesër që shkojnë në kontradiktë me idetë e të sotmes.

Këta shembuj mund të jenë surprizuesë për t’u dëgjuar. Liderat e mëdhenj, na është thënë kështu, supozohet të kenë bindje në besimet e tyre. Në fakt, ne shpeshherë shikojmë një mungesë vetëbesimi dhe vullneti për të ndryshuar mendjet tona si shenjë dobësie.

Këta lidera nuk duan t’ia dinë. Ashtu siç e kam thënë edhe në librin tim, “Persuadable: How Great Leaders Change Their Minds to Change the World”, ata dinë diçka që shumë të tjerë nuk e dinë. Të qënit të hapur ndaj faktit për të qenë të bindur mund të mos ju bëjë gjithmonë të dukeni si një lider i madh, por në një botë komplekse që kërkon një vendimmarrje të saktë, është një nga cilësitë më të rëndësishme për të qenë lidera të mëdhenj. Kërkimet e mbështesin faktin.

Në studimin më gjithëpërfshirës të këtij lloji, profesori i Universitetit të Annenber në Universitetin e Pensilvanisë Philip Tetlock gjurmoi në mënyrë të përpiktë 82,000 parashikime të 284 ekspertëve për dy dekada në mënyrë që të gjente çfarë i bën disa parashikuesë më të mirë se disa të tjerë. Për habi, performanca e lartë kishte të bënte pak me atë që ekspertët dinin dhe më shumë me mënyrën se si mendonin.

Ai i klasifikoi ekpertët në dy grupe të ndryshëm mendimtarësh: iriqët dhe dhelprat. Iriqët dinin “një gjë të madhe.” Ata bënin parashikime bazuar në teoritë e mëdha rreth botës që i mbronin me vetëbesim të lartë. Kur informacioni bine në kontradiktë me teorinë e tyre, në vend që të hiqnin dorë nga teoria, ata hiqnin dorë nga informacioni.

Dhelprat nga ana tjetër, “dinin shumë gjëra të vogla”. Ata ishin shumë më pak konfidentë në kuptimin e tyre të botës dhe ishin më shumë të gatshëm të ndryshonin mendjen e tyre bazuar në faktet konkrete, edhe nëse do të thoshte që në mënyrë konstante të ishin në kontradiktë me veten.
Foxed provuan që të jenë thelbësisht më korrektë sesa iriqët.

Është e thjeshtë të vëresh “pse”-në, pavarësisht se si i bën ata të duken, Dalio, McRaven dhe Bezos janë paranojakë në lidhje me mbajtjen e vetëbesimit të tyre nën kontroll. Ata duan të shmangin të qënit iriqë. Ky fiksim u jep atyre një avantazh konkurrues mbi homologët.

Kur liderat kanë më shumë arsye të besojnë se një nga opinionet e tyre është i drejtë, për shembull kur ideja i mbijeton një debati të fortë me skuadrën e tyre, ata i lejojnë vetes të kenë nivel më të lartë besimi te vetja. Kur skuadra u provon me arsye të qëndrueshme se përse opinionet e tyre janë të gabuara, ata e ulin vetëbesimin e tyre. Ky proces dhelpërak i përshtatjes së vazhdueshme të nivelit të besimit me probabilitetin që një ngjarje të ndodhë quhet kalibrim.

Ndryshe nga gjithë të tjerët këta lidera nuk duan t’ia dinë për të patur shumë konfidencë. Ajo që duan në mënyrë të dëshpëruar është të jenë më të kalibruar. Dhe është kjo përndjekje që ka ndihmuar që disa lidera të jenë më të mirët në botë.

Historitë e Dalios, McRaven dhe Bezos duhet të jenë një mësim për çdo lider i cili kërkon të marrë vendime më të drejta. Harrojeni mitin se liderat duhet të jenë konfidentë. Në vend të kësaj fokusohuni te kalibrimi.

Nëse vërejmë praktikat e këtyre tre njerëzve, ne do të shikojmë se një nga mënyrat më të mira për të filluar është të bësh debat me njerëzit e zgjuar. Por mos debatoni për të fituar, debatoni për të përmirësuar korrektësinë e besimeve tuaja. Ashtu siç thotë Dalio, “kur dy njerëz nuk bien dakord, logjika e kërkon që njëri prej tyre të jetë i gabuar. Pse doni të siguroheni që ai person të mos jeni ju?”

 

/Shkruar nga Al Pittampalli, Publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0