Gjatë viteve që do të vijojnë, uji i amabalazhuar në shishe do t’ia kalojë me gjasë shitjeve të pijeve të buta të gazuara. Në mënyrë të habitshme, ky mund të jetë një lajm i mirë për gjigandët e pijeve të buta, dhe lajm i keq për konsumatorët.
“Uji me shishe është truku i marketingut i shekullit,” shkruan John Jewell në The Week.
Kompanitë që shesin ujë të ambalazhuar, thotë ai, kanë arritur të bindin konsumatorët se blerja e ujit është një zgjedhje më e drejtë se sa sodat me sheqer.
Gjithsesi, krahasimi është rasti i një ekuivalentimi të rremë. Uji i ambalazhuar nuk është thjesht një alternativë ndaj sodas; është një alternativë ndaj ujit jo të shtrenjtë dhe miqësor me ambjentin të rubinetit.
“Blerja e ujit të ambalazhuar na lejon ne të komunikojmë unicitetin tonë dhe kujdesin që kemi për organizmin dhe mjedisin,” – shkruan Jewell.
Ky sens i mentalitetit të të ushqyerit kujdesshëm, është pikërisht ajo që gjigandët e pijeve të gazuara si Pepsi dhe Coca Cola, po mundohen të realizojnë.
Në 2014-ën vëllimet e markave të mëdha të ujit, duke përfshirë Poland Spring të Nestle, Dasani-n e Coca-Colas dhe Aquafina-n e PepsiCo, u rritën nga 7% në 9%. Për krahasim, volumet e Coca-Colas dhe Pepsit ranë me 3% në të njëjtën periudhë kohore.
Etja e konsumatorëve për ujin e ambalazhuar vetëm po rritet, të Enjten e shkuar, kompania lider në Europë për ambalazhimin e ujit Coca-Coal Enterprises raportoi rritjen e vëllimit të ujit në total me 12% në 2015-ën.
“Ne kemi bërë disa investime substanciale në Kërkim & Zhvillimin që na kanë lejuar të prodhojmë më shumë produkte të reja,” ka thënë Al Carey, CEO i PepsiCo Americas Beverages në konferencën e Beverage Digest’s Future Smarts në Dhjetor.
Statusi i ujit të ambalazhuar si pija më e shëndetshme është pikërisht reputacioni që Coca-Cola dhe Pepsi duan të fitojnë. Në vitet e fundit, kompania ka qenë e shqetësuar prej shqetësimeve lidhur me sheqerin që solli uljen e shitjeve të pijeve të gazuara dhe tituj negativë në media.
Gjithsesi, ndërsa uji i ambalazhuar mund të kushtojë rreth 2,000 herë më shumë se uji i rubineteve, pija tregon për marzhe të ulëta fitimi për kompanitë. Kështu pra këto gjigandë të pijeve nuk po investojnë vetëm në ujë të ambalazhuar, por edhe modele të reja dhe me çmime më të mira të klasikes H2O.
Në 2016-ën, Pepsi do të debutojë me ujin e ri të gazuar me shije të Aquafinas. Pijet do të jenë “sponsori zyrtar i hidratimit të Neë York Fashion Week” këtë pranverë, një titull tërheqës që vazhdon madhështinë e pijes më bazike. Në të njëjtën kohë, Coca-Cola po nxjerr Smartwater të gazuar, me zëdhënëse aktoren Jennifer Aniston.
Uji i ambalazhuar është një biznes 13 miliardë $ që logjikisht nuk ka nevojë të ekzistojë.
Jewell përmbledh pjesën e tij në industri duke thënë se uji i ambalazhuar është një simbol i “kulturës së flakjes” që vlerëson markimin përkundrejt mjedisit. Coca-Cola dhe Pepsi nuk do të ishin dakord me këtë ndjesi, por nëse ka diçka që gjigandët mund të bëjnë është marketimi i një pije.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.