Drejtori Ekzekutiv Sundar Pichai ka dalë në mbrojtje të kompanisë Apple në betejën që ka filluar kjo e fundit kundër FBI-së. Qeveria Amerikane i ka kërkuar kompanisë Apple të japë informacionin e plotë që ka brënda iPhone-it të njërit prej terroristëve të ngjarjes së San Bernardinos, Kaliforni.
Në një seri mesazhesh në Twitter, kreu i Google shprehet se kompania e tij është dakord të japë informacion mbi përdoruesit duke u bazuar gjithmonë tek urdhrat ligjorë. Sundar Pichai e shikon të paarsyeshme t’ju mundësojë përqasje ndaj informacioneve personale të përdoruesve, qeverisë amerikane nëpërmjet një programi që dobëson sigurinë e informacionit.
Apple është duke zhvilluar një betejë me urdhrin e gjykatës për të lejuar FBI-në të marrë informacion nga iPhone që i përkiste njërit prej terroristëve në masakrën e San Bernardinos. Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook ju drejtua klientëve me një letër publike, ku theksonte rëndësinë e ruajtjes së informacionit personal ndaj çdo aktori tjetër, përfshirë këtu qeverinë. Ai argumentoi se nëse kompania Apple ndihmon FBI-në për të marrë informacion nga telefonët iPhone, kjo do të përbënte një shkelje të të drejtave të qytetarëve amerikanë.
Mesazhi i Sundar Pichai-t shprehte vullnetin e kompanive teknologjike për të ndihmuar qeverinë amerikane në rast nevoje, por jo t’u krijonte një portë hyrëse ndaj informacionit të përdoruesve në çdo moment pa kaluar hapat ligjore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.