Akademia e Ndërmarrësisë, projekt nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Odën Zejtare të Dortmubndit e përkrahur nga Qeveria, vlerësohet të jetë derë e hapur e ngritjes së kapaciteteve të ndërmarrësve kosovarë që të jenë të barabartë qoftë me sfidat e dimensionit bilateral qoftë të dimensionit rajonal, evropian dhe më gjerë.
Kështu, është shprehur, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ku tha se integrimi evropian nuk arrihet vetëm nga dimensioni politik por edhe nga integrimi ekonomik.
“Në Kosovë, flitet shumë për integrime evropiane, mirëpo besoj se nuk mund të arrihet integrimi evropian vetëm nga dimensioni politik, por duhet të jemi të përgatitur në rend të parë në integrim ekonomik. Kur bisedohet për integrimin ekonomik, besoj se internacionalizimi i ndërmarrësish është një ndër prioritet kryesore dhe në këtë drejtim besoj se kjo akademi do të jetë një derë e hapur e ngritjes së kapaciteteve të ndërmarrësve kosovarë që të jenë të barabartë qoftë me sfidat e dimensionit bilateral qoftë të dimensionit regjional, evropian dhe më gjerë. Në këtë drejtim do të tentojmë që me partnerë tonë nga Gjermania dhe të mbështetur nga dy institucione, dy digasterë kyç për zhvillim ekonomik dhe stabilitet social, vërtetë ta bëjmë transferimin e njohurive, bazuar në përvojat më të mëdha dhe më të fuqishme, evropiane në veçanti, ato të Gjermanisë,” tha ai.
Sipas tij, përmes një akademie të tillë dëshirojnë të fuqizojnë sektorin privat dhe do të bëjnë edhe presion që ka filluar me dy ministritë për nevojën e reformimit të sistemit të arsimit.
Gërxhaliu tha se me kalimin e kohës, nevojat e tregut janë duke ndryshuar dhe ne duhet të jemi ata që ta ndërpresim në një çfarë forme akademizmin e të rinjve dhe të jemi të orientuar për nevojat e tregut, tha ai.
Sipas Gërxhaliut, këta të fundit janë duke punuar shumë në mënyrë që sektori privat të jetë zë i fuqishëm i zhvillimit ekonomik.
Ndërkaq, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, tha se, ne jemi mbështetës të fuqishëm të projekteve të ndërmarrësish në Kosovë, sepse një akademi e ndërmarrësish do të ndihmojë shumë në ndërrimin e mentalitetit të të rinjve.
“Tek ta të japim ëndrrën për të qenë një ndërmarrës i suksesshëm dhe kjo duhet të bëhet me një moshë sa më të re, që brenda programeve tona, brenda reformave të programeve shkollore të nxitim frymën e ndërmarrësish, frymën e biznesit dhe kjo duhet të bëhet në shkollë, sepse shkolla duhet të kultivojë njerëz, ndërmarrës dhe biznesmenë të suksesshëm që ata nesër të plasohen në tregun punës dhe të jenë të suksesshëm,” tha ai.
“Këtë duhet ta imponojmë tek të rinjtë, duke iu treguar se përmes ndërmarrësish, mund të zhvillohen idetë e tyre të biznesit, mund të jenë kreativë, tek e fundit të përgatisin edhe vetveten për në tregun e punës si në Kosovë, por edhe në Evropë. Ne për disa vite do të jemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe këta duhet të jenë të përgatitur edhe për atë treg evropian dhe zhvillimet si kjo sot, realisht e ndihmojmë këtë urë dhe i hapin rrugë qasjen më të lehtë edhe integrimit më të lehtë,” tha ai.
Në anën tjetër, Klaus Dieter Werthmann, përfaqësues i Odës Zejtare të Dortmundit, tha se: “Të premten e hapa modulin e parë të ndërmarrësish dhe më ka gëzuar fakti për përshtypjen e pjesëmarrësve, ku pas dy ditësh u deklaruan se ishin shumë të kënaqur.”
“Kohë të gjatë ne jemi përpjekur se bashku me Odën Ekonomike të Kosovë dhe kemi punuar të ta ngrisim në këmbë akademinë e ndërmarrësish, dhe shpresojmë shumë që duke filluar nga viti i ardhshëm nuk do të punojmë në një projekt të tillë, por më shumë në institucionalizimin e këtij projekti që ta quajmë institut. Ndërmarrësit brenda akademisë mund të shpresojnë dhe të presin trajtimin e temave të ndryshme nga ekonomia e ndërmarrjeve,” tha ai.
Për fund ai tha se është shumë e rëndësishme trajtimi i temave të rëndësishme për ndërmarrjeve që ata përmes shkëmbimit të përvojave të tyre të dalin në opinion dhe ta informojnë opinionit për mundësitë e mira kooperim.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.