Reshjet e fundit ndikim pozititv në Kaskadën e Drinit, reduktohet importi i energjisë

Reshjet e fundit ndikim pozititv në Kaskadën e Drinit, reduktohet importi i energjisë


Shtimi i ndjeshëm i reshjeve në orët e fundit po jep ndikimin pozitiv në rritjen e rezervës energjitikës në Kaskadën e Drinit.

KESH bën të ditur se po e shfrytëzon këtë situatë optimalisht, duke i trajtuar prurjet nëpërmjet ngarkimit maksimal të mundshëm të agregatëve të vet dhe njëkohësisht duke reduktuar me rreth 75% importin e energjisë elektrike të kontraktuar për periudhën kohore 02-15 janar 2016, për t’i rimarrë në një kohë të përshtatshëm gjatë javëve në vijim. Shtyrja në kohë e importit të energjisë nuk do të sjellë kosto për Korporatën.

Në kushtet aktuale me prurje të mëdha dhe pas reduktimit të importit, KESH njofton se po prodhon (me kapacitetet gjeneruese të HEC Koman dhe HEC Vau Dejës) për plotësimin e nevojave të konsumatorëve tariforë vendas dhe njëkohësisht për të optimizuar bilancin energjetik mes KESH dhe KEK në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të shkëmbimit.

Me përjashtim të rasteve kur sistemi do të ketë nevojë për më shumë energji, HEC Fierzë do të mbahet i ndalur me qëllim grumbullimin e rezervës ujore dhe lehtësimin e veprimeve operacionale për menaxhimin e situatës në dy HEC-et e tjerë.

Përveç administrimit të riskut hidrologjik në Kaskadën e Drinit, KESH sh.a po administron dhe riskun hidrologjik që vjen nga HEC-et e vegjël, private dhe koncesionarë, të cilët kanë katërfishuar kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike brenda një harku kohor prej 24 orësh (nga 50 MË në mbi 200 MË).

Sipas të dhënave zyrtare të Sektorit te operimit dhe monitorimit te Kaskadës në orën 13:00 niveli i HEC Fierzë ishte 277.89 (1.4 m më i lartë se 24 orë më parë) dhe prurjet janë rreth 1800 m3/sec (nga rreth 130 m3/sec 24 orë më parë). Në HEC Koman niveli ishte 173.35 m, (1.8 m më i lartë se 24 orë më parë) dhe prurjet anësore janë rreth 600 m3/sec (nga rreth 120 m3/sec 24 orë më parë). Ndërkohë në HEC Vau i Dejës niveli ishte 75.02 m3/sec, (0.2 m më i lartë se 24 orë më parë) dhe prurjet anësore rreth 440 m3/sec (nga rreth 270 m3/sec 24 orë më parë).

KESH sh.a. njofton se po ndjek dhe monitoron nga afër dhe në vazhdimësi situatën në HEC-et e Kaskadës së Drinit për të menaxhuar në mënyrë optimale prurjet, njëkohësisht duke kontribuar në uljen e rrezikut nga përmbytjet.

/Balkanweb/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0