Simply Gum, një sipërmarrje kreative përballë gjigandëve të industrisë

Simply Gum, një sipërmarrje kreative përballë gjigandëve të industrisë


Del se industria e çamçakëzave është e madhe, 4 miliardë $ në SHBA dhe mbi 20 miliardë $ në rang botëror. Gjithashtu kjo industri është e kontrolluar nga gjigandë të mëdhenj, me 2 konglomeratë të tillë që përbëjnë 95% e shitjeve të çamçakëzave në SHBA. Ideja për një çamçakëz tërësisht natyral dukej fantastike por si mund t’ia dilte Caron ndaj këtyre “monstrave” të industrisë? Si mundej që një sipërmarrëse fillestare nga Queens i Neë York të kishte ndonjë shans kundër konkurrentëve të saj me ‘xhepat e thellë’ prej miliarda dollarë?

Në një intervistë të kohëve të fundit, Caron ndau qasjen e saj me mua. Ajo përqafoi 3 strategji kyçe për të lançuar kompaninë e saj, e cila është tashmë solide në mbi 1200 dyqane dhe po shijon një rritje të pabesueshme.

1.Përqafoni të ndryshmen– Ajo ndjenja e vogël e mungesës së komfortit, që diçka nuk është e drejtë, mund të jetë një ‘hartë’ shumë e mirë drejt oportunitetit. Dëshira e Caron për një çamçakëz të shëndetshëm në një industri të pashëndetshme e drejtoi drejt idesë së madhe. Shikoni momentet gjatë të cilave stresoheni në jetën tuaj, sepse mund t’ju çojnë drejt ideve të freskëta.

2. Fokusohuni te diferencat–Shumica e njerëzve në pjesën më të madhe të industrive ndjekin normat e industrisë, dhe habiten sepse rezultatet janë të mërzitshme. Simply Gum, nga ana tjetër, e shpërfill traditën. Paketim i bukur, transparent, ingridientë natyralë, dhe shije të pazakonta si xhenxhefili, panjë dhe kafeje e bën Simply Gum që të dallohet. Për të triumfuar, fokusohuni më shumë në atë që ju bën unikë dhe më pas bëjini këto diferenca që të “ulërasin” nga majat.

3. Ecni shpejtSimply Gum në mënyrë të vazhdueshme rafinon proceset e prodhimit, profilet e shijeve dhe startegjitë e shpërndarjes. Shpejtësia është një mjet i fuqishëm kundër atyre që janë të ngadaltë, duke e lejuar këtë startup të përshtatet, mësojë dhe të rritet më shpejt se të mëdhenjtë e industrisë. Në vend që të presësh që diçka të jetë perfekte, lançoni produktin tuaj, shërbimin shpejt dhe më pas përshtatuni shpejt për të rafinuar dhe optimizuar ofertën tuaj.

Deri më tani, gjigandët e industrisë nuk kanë dhënë shenja konkurrueshmërie ndaj Simply Gum. Caron po lulëzon, ndërsa konkurrentët e saj kanë ngecur në “baltë.” Ajo po përdor kohën që është e çmuar, për të rritur dhe konsoliduar qasjen e re ndaj një industrie të mpirë. Në të njëtjën mënyrë që Red Bull “përçau” tregun e pijeve, Caron dhe skuadra e saj në Simply Gum po i përdorin këto 3 strategji “vrasëse” për të krijuar tregun e tyre të ëndrrave.

Ndiqni hapat e kësaj sipërmarrëseje kreative. Kërkoni ndryshimin. Veçohuni në vend që të përziheni. Përshtatuni shpejt. Me shumë gjasa do të shijoni një rritje të madhe, dhe do t’i bëni konkurrentët tuaj të kenë shumë për të “përtypur.”

/Shkruar nga Josh Linkner, Publikuar nga Forbes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0