Ekonomia gjermane rritet me 1.7% gjatë 2015-s

Ekonomia gjermane rritet me 1.7% gjatë 2015-s


Ekonomia gjermane u zgjerua me një hap prej 1.7 për qind përgjatë 2015-ës, duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm në krahasim me vitin paraardhës.

Kështu, të dhënat paraprake të institutit të statistikave në vend sinjalizojnë se 2015-ta ka qenë viti më i suksesshëm ndër 4 vitet e fundit për ekonominë më të madhe të Eurozonës. Konsumi privat konfirmohet si lokomotiva e kësaj performance, pasi ka shënuar rritjen më të madhe që prej vitit 2000.

Shpenzimet e familjarëve janë nxitur nga rritja e pagave, inflacioni anemik dhe punësimi në shifra rekord. Kreu i institutit të statistikave në vend konfirmoi konsumatorin si faktorin kryesor të rritjes. Konsumi privat u rrit me 1.9 për qind përgjatë 2015-ës, duke kontribuar me 1 për qind në normën e rritjes vjetore.

Shpenzimet publike ndërkohë, kontribuan me 0.5 për qind, dhe tregtia me 0.2 për qind. Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruot të Gjermanisë përgjatë 2015-ës rezulton në linjë me pritshmëritë e qeverisë. Për vitin aktual, Berlini projekton një normë rritje pranë 1.8 për qind.

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0