Kryqyteti i Suedisë është një vend ku mund të udhëtohet lehtë dhe ndihet posthuajse si “mënyrë jo-suedeze” të shpenzosh para për një taksi nga aeroporti drejt Stockholmit qëndror ku u thuhet vizitorëve se treni është kaq efiçient.
Stokholmi është një vend ku teprimet duken vulgare dhe opioni më i mirë është të adaptosh një hap më të qetë dhe më të ngadaltë për jetën, të zgjedhësh të shëtisësh në vend që të marrësh një makinë, hidheni tutje kartën e kreditit dhe lërini gjërat të ndodhin.
Ndërsa pjesa më e madhe e kësaj është e vërtetë, mbase më e mira është që të mos e ‘flakësh’ kaq shpejt tutje në këtë qytet kartën, cash-i jo domosdoshmërisht është mbreti, dhe madje edhe restorantet më të vogla do të insistojnë për një kartë krediti ose një platformë pagese dixhitale alternative.
Ka kuptim sepse Stokholmi është një qytet shumë modern, ku një burrë shëtit fëmijën e tij me karrocë nuk është aspak e çuditshme. Gjithsesi, nuk duhet të nënvlerësohet.
Nën maskimin e një qyteti nordik, gjendet një skenë startupi që po rivalizon atë të Londrës, Berlinit dhe Parisit si nyjet më të rëndësishme të startupeve teknologjike në Europë.
Sipas Pär Hedberg, CEO dhe themelues i STING, miksi prej inkubatorit, akseleratorit, hapësirës së bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të bizneseve “angels” që përfaqëson Stokholmin, nuk ka asnjë dyshim për famën e këtij të fundit (Stokholmit).
“Vitin e kaluar jemi renditur si tregu i dytë me rritjen më të shpejtë në të gjithë botën për investimet në teknologji. Stokholmi ka tani startupet më miliardere në Evropë. Nuk ka dyshim se ne jemi kryeqyteti i Evropës për startupe,” tha ai gjatë vizitës sime në zyrat qëndrore të STING në Stokholmin qëndror.
Sigurisht, Stokholmi ka histori. Edhe “Skype” edhe “Spotify” janë themeluar në këtë qytet dhe ka edhe shumë shembuj të fundit nga të cilët ‘të dëshiruarit’ për të qenë sipërmarrës mund të frymëzohen.
Një kompani e tillë është Klarna Group. E themeluar në Stokholm në 2005-n, Klarna është një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në Evropë, dhe ofron zgjidhje të sigurta pagesash për dyqanet e-store në Europë dhe Amerikën e Veriut.
Sipas Reuters, në 2014-n kompania gjeneroi të ardhura impresive me më shumë se 319 milionë $ dhe ndihmoi rishitësit në shitjen e të mirave që kapnin një vlerë më shumë se 9 miliardë $. Ajo u shërben 35 milionë përdoruesve, punon me 50,000 tregtarë dhe përballon më shumë se 250,000 transaksione në ditë.
“Kultura e startupeve të Stokholm ka përfituar masivisht nga rrjetat e sigurta sociale të Suedisë. Ne kemi shkolla falas të shkëlqyera, që tërheqin talentet në qytet. Dhe sistemi ynë i mirëqënies do të thotë se sipërmarrësit mund të ndërmarrin risk me më shumë vetëbesim, kjo do të thotë se më shumë njerëz ndihen të aftë të punojnë me kompani që perceptohen me më shumë risk,” ka thënë Sebastian Siemiatkowski, bashkethemelues dhe CEO i Klarna.
Një tjetër klompani, pavarësisht se e një shkalle më të vogël se Klarna dhe më shumë e fokusuar në dizenjim sesa në teknologji, është Doberman, një biznes i cili ka përfituar nga fakti i startimit të kompanisë në Stokholm dhe që sot ka zyra në Berlin dhe Nju Jork. Është një kompani e specializuar në eksperiencën e përdoruesve.
“Qyteti ka një gjeneratë të madhe të shtresës mesatare e rritur gjatë epokës së avancimit të shpejtë të Internetit, me një miksim të traditave të inxhinierimit dhe dizenjimit përsa i përket karakterit kulturor. Shtoji kësaj faktin e një kombi të varur nga eksportet që nga koha e Vikingëve dhe një kulturë bashkëpunuese. Miksoje këtë edhe me përvojën e ekonomisë së sotme…është një vend perfekt për të qenë nyje ‘galvanizuese’,” ka thënë Anders Frostenson, Drejtori i Manaxhimit të Doberman në Nju Jork.
Ndërsa analogjia me Vikingët është interesante, ka gjithashtu të tjera kompani nga Stokholmi të cilat po dalin jashtë qytetit të tyre të “lindjes.” Acast është një startup shumë interesant i qendërzuar në audiot dixhitale (podcasting).
Në nëntorin e vitit të kaluar, ajo u shtri në SHBA për të konkurruar atë që shumë europianë e konsiderojnë si një industri të dominuar nga amerikanët, ilustruar nga hedhja e fundit e produktit Serial, një brand që nuk ka analogji me ndonjë tjetër në Europë.
“Para se të lançonim Acast në Stokholm, gjithçka rreth ekosistemit të audiove dixhitale ishte ‘përtokë’. Ajo që gjetëm ishte një media masive e ‘harruar’, dhe në u bëmë shpejt kompania më e madhe e audiove dixhitale në Europë. Duke e sjellë Acast në SHBA, ne mund të vazhdojmë revolucionarizimin e hapësirës,” ka thënë Karl Rosander, bashkëthemelues dhe President i dyqaneve Acast, SHBA.
Natalia Brzezinski është një nga ‘yjet në ngritje’ dhe “Stand Out!” i saj shfaq intervista me disa nga femrat më të fuqishme në botë. Më shumë se thjesht dhe vetëm baskëshorte e një ish-ambasadori amerikan në Suedi, ajo ka patur një karrierë brilante dhe është CEO i ri i Symposium Stokholm, një festival kulturor i ri teknologjik që do të ndodhë gjatë verës së ardhshme.
Më pas është edhe Truecaller, një aplikacion telefoni që lejon përdoruesit të zbulojnë në kohë reale se kush po i telefonon, edhe pse ata nuk e përmbajnë numrin e tyre në listën e emrave në telefon. Ai bllokon telefonatat nga bezdisësit më të shpeshtë dhe ndihmon përdoruesit në raportimin e telefonatave të padëshiruara.
Databaza e kompanisë së kërkimit dhe zbulimit ka më shumë se 2 miliardë numra telefoni dhe në Nëntor të 2015-s ka raportuar më shumë se 200 milionë përdoruesë në mbarë botën dhe ka mbledhur 80 milionë $ fonde nga Kleiner Perkins Caufield Byers, Atomico dhe Sequoia Capital.
“Kultura dhe mentaliteti i duhur i startupit janë zhvilluar në Stokholm. Në gjeneratat më të reja ne shikojmë startupe që kanë më shumë mundësi dhe më pak risqe. Popullsia relativisht e vogël prej 10 milionë banorë në Suedi na ka detyruar ne t’i zgjerojmë dhe t’i përshtasim shërbimet tona shpejt për shumë rajone të huaja,” ka thënë Alan Mamedi, CEO i Truecaller.
Ndërsa Trucaller, Doberman, Acast dhe Klarna përfaqësojnë tipe të caktuara të bizneseve, një startup më i vogël në qytet i quajtur Lifesum mund të bëhet një nga më interesantët, kjo e gjitha për shkak të një paraziti të gjatë që gati vrau Bob Dylan njëherë.
Histoplazmoza është një infeksion kërpurdhe me rrezik për jetën që shakton enjtje rreth zemrës; Dylan e diagnostikoi atë në 1997-n. Një tjetër person që e ka vuajtur atë ishte edhe Marcus Gners, shefi ekzekutiv i opercaioneve i Lifesum, eksperienca me histoplazmoza (që gati i shkaktoi atij vdekjen), e të cilit ishte pikënisja e emrit origjinal të kompanisë, Shapeup Club.
Që prej asaj kohe, ky aplikacion i shëndetit është rimarkuar si Lifesum dhe në 2014-n mblodhi 6.7 milionë $ për të financuar zgjerimin e saj. Ajo ishte edhe njëri prej 40 aplikacioneve që u përzgjodh për lançimin e Apple Watch.
“Eksperiencat me vdekjen e afërt të çojnë në njohuri shtesë për shëndetin dhe ne kombinojmë kujdesin tradicional shëndetsor me telefonin dhe sensorët për të gjeneruar të dhëna si për shembull numërimi i kalorive që të çon në një jetë më të shëndetshme,” thotë Gners.
Shëndeti i popullsisë susedeze dhe i të gjithë botës ka gjasa që të përfitojë nga produkti i Lifesum, por është e qartë se gjendja e komunitetit të teknologjisë së Stokholmit është shumë e shëndetshme, mbase edhe më e shëndetshme se çdo qendër tjetër teknologjike në Europë.
/Shkruar nga Monty Munford, Publikuar nga Mashable.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.