Më thuaj çfarë ke bërë sot, të të them kush je - Business Magazine Albania

Më thuaj çfarë ke bërë sot, të të them kush je


“Lumturi quhet atëherë kur ajo që mendon, thua dhe bën janë në hamoni me njëra tjetrën.” — Mahatma Gandhi

Gandi kishte të drejtë. Kur nuk vepron në përputhje me vlerat dhe qëllimet e tua, ti bie ndesh së brendshmi.Sjelljet e tua përkthehen drejtëpërdrejtë me rezultatet e tua. Dhe kur saboton me vetëdije vetveten, ti nuk mund të kesh vetëbesim. Në fakt ti do të kesh depresion dhe çrregullim identiteti.

Sa afër janë vlerat dhe qëllimet e tua me jetesën tënde?

Siç ka thënë dhe Aristoteli, “Ti je ajo çfarë bën çdo ditë.” Ose siç e ka thënë më mirë akoma Albus Dumbledore, “Nuk janë aftësitë e tua ato që tregojnë atë çfarë jeni në të vërtetë. Por zgjedhjet e tua.”

Ne jetojmë në periudha 24 orëshe.

Ne çdo ditë kemi 24 orë. Nëse ditët tona nuk janë plota, as jeta jonë nuk do të jetë e plotë. Kur ti të zotërosh totalisht ditët e tua, atëherë suksesi do të jetë i pashmangshëm.

Si ishte dita jote sot?

Seriozisht.

Kthehu pas dhe shiko të gjitha gjërat që ke bërë sot. A u solle si njeriu që do të doje të ishe?

Nëse do ta përsërisje ditën e sotme çdo ditë edhe vitin tjetër, realisht, kush do të ishte rezultati?

Që të arrish ëndrrat e tua, si duhet të jetë një ditë “e zakonshme”?

Çfarë aktivitetesh duhet të ndodhin çdo ditë që ti të jetosh ashtu siç dëshiron të jetosh? Ndoshta ke shumë variante se si do të doje të ishte dita jote ideale, por a po e realizon ndopak?

Ti je personi i vetëm që mund të përcaktoj lumturinë dhe suksesin për veten tënde.

Dita ime ideale përfshin aktivitetet e mëposhtme:

• 8 orë gjumë të thellë dhe të shëndetshëm.

• Ushqyerje e vazhdueshme, që përfshin ushqime të thjeshta dhe të shëndetshme. Të paktën një vakt në ditë e konsumoj me gruan dhe fëmijët e mi.

• 30-60 minuta ushtrime.

• 15-30 minuta meditim apo lutje.

• 1-2 orë mësim i angazhuar.

• 2-3 orë shkrim i përqëndruar (ku nuk përfshihen email-et).

• 1 orë këshillim/mësimdhënie.

• 3 orë ose më shumë duke luajtur me fëmijët e mi.

• 1 orë ose më shumë pranë gruas time pa patur telefonat afër.

Sigurisht, që ditët e mia nuk janë gjithmonë kështu. Ndoshta gjysma e ditës. Gjysma tjetër është e mbushur me emaile, xhiro me makinë, ngjarje spontane, shpërqëndrime, biseda në telefon dhe plot gjëra që dalin nga askundi.

Ne e kemi vetë në dorë si e zgjedhim ta kalojmë ditën tonë.

Si është dita jote ideale?

Sa shpesh e jeton ditën tënde ideale?

Nëse çdo ditë do të ishte dita jote ideale, ku do të ishe pas një viti? Ku do të ishe pas 5 vitesh?

Zbatimi i qëllimeve

Sigurisht, të arrish synimet e tua nuk është e lehtë. Po të ishte, të gjithë do të ishim të suksesshëm. Shpesh njerëzit dështojnë të përballen me problemet personale ndërkohë që mundohen të arrijnë synimet e tyre.

Hulumtimet e shumta kërkojnë të gjejnë: Si mund t’i bëjmë njerëzit të luftojnë për të arritur qëllimet, ndërkohë që ata janë duke luftuar për të qënë të motivuar?

Përgjigjia është ajo që psikologët e quajnë zbatimi i qëllimeve.

Sipas Navy SEALS, shumica e njerëzve ndalojnë në 40% të kapacitetit të tyre aktual.

Por teoria e zbatimit të qëllimeve shkon më tej.

Jo vetëm që duhet të dish kushtet në të cilat do të ndalosh, ti gjithashtu duhet të kesh sjellje të planifikuar rreth synimit tënd kur has kushte të kundërta.

Ti duhet të përgatitesh për ato momente kur nuk je i motivuar. Dhe kjo bëhet duke shkelur këmbëzën që aktivizon automatikisht motivimin tuaj.

Në këtë të mënyrë ti do të jesh i përgatitur për më të keqen. Siç ka thënë dhe Richard Marcinko, “Sa më shumë të djersitesh në stërvitje, aq më pak gjak do të derdhësh në përleshje.”

Konkluzioni

Si ishte dita jota sot?

Po dje?

Nuk ke çfarë të mbash mend nesër nëse nuk bën diçka sot.

Fitimtarët sillen si të tillë përpara se të fitojnë. Nëse nuk sillesh si fitues sot, ti nuk do të jesh një fitues nesër.

/Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0