Çfarë duhet të keni kujdes kur zgjidhni partnerin tuaj të biznesit? - Business Magazine Albania

Çfarë duhet të keni kujdes kur zgjidhni partnerin tuaj të biznesit?


Në një biznes, kërko për njerëzit të cilët kanë aftësi dhe përvojë që në të ardhmen të kthehen në partnerin tuaj. Kjo mund të duket si një marrdhënie e përkryer nëqoftëse gjeni dikë që mendon si ju, por kjo nuk do të zgjerojë perspektivën tuaj dhe në përgjithësi do të çojë në mosmarrëveshje në detaje. Inovatorët dhe inxhinierët kanë nevojë për njerëz të biznesit dhe gjithashtu kanë nevojë për një perspektivë logjike për të balancuar ëndrrat e tyre.

1. Konsideroni të zhvendoseni në një mjedis të startupeve më miqësore

Përballuni me realitetin. Nëse keni vështirësi në gjetjen e partnerëve dhe anëtarëve të ekipit pranë jush, ju mund të përpiqeni të gjeni investitorë dhe këshilltarë. Është më e lehtë për të lëvizur, para se të keni investime të mëdha lokale dhe njerëz në varësi. Tani është koha për të vendosur prioritete në mënyrën e jetesës dhe të veproni për ato.

2. Ndani qëllimin tuaj përtej miqve dhe familjes

Mënyra më e mirë për të filluar një biznes është të krijosh lidhje përmes grupeve lokale dhe forumeve online. Është gjithmonë e vlefshme të ndërtosh marrëdhënie me themelues të tjerë të startupe-ve, si dhe këshilltarë për startup-et dhe investitorë. Bëni një listë të aftësive dhe përvojave që ju me të vërtetë keni nevojë, për të ndërtuar ekipin më të fortë.

3. Bëni kërkime ne internet mbi Crowdfunding* dhe faqet për të bërë takime biznesi

Sfida është që të gjeni njerëz me interesat tuaja. Partnerët dhe ekipet “e largëta” janë shumë të zakonshme sot, kështu që mos kini frikë për të kontaktuar të tjerë, duke përfshirë edhe konkurrentët. Shembuj të faqeve për takime të bashkë-themeluesve përfshijnë Build It With Me, CoFoundersLab dhe Founder2be.

4. Kërkoni në fusha të tjera të biznesit dhe kultura të tjera

Shpesh ndihma që ju duhet është jashtë rrethit të të njohurve, dhe më shumë në marketing, shpërndarje ose prodhim. Ajo mund të jetë jashtë vendit tuaj ose në një kulturë tjetër. Shumë sipërmarrës jashtë SH.B.A. duan të bëjnë partneritet me dikë tjetër jashtë shtetit të tyre, për të sjellë më shumë gjëra të reja.

5. Nuk duhet nënvlerësuar vlera e përvojës dhe lidhjeve

Çdo sipërmarrës për herë të parë duhet të gjej një bashkë-themelues i cili ka ndërtuar një startup më parë. Përtej kësaj, lidhjet me investitorët, furnizuesit, distributorët dhe klientët kryesorë të mundshëm janë pothuajse gjithmonë më të vlefshme se aftësitë teknike të biznesit.

6. Testojeni partnerin potencial jashtë zyrës.

Marrëdhëniet e bashkë-themeluesve të startup-eve duhet t’i mbijetojnë stresit, mospajtimeve dhe ndryshimeve në vazhdimësi. Harxhoni kohë për të mësuar për një partner të mundshëm në një nivel personal dhe emocional, në biznes dhe në nivelin teknik. Bashkë-themelues nënkupton një marrëdhënie afatgjatë.

7. Negocioni që në fillim detyrat e gjithësecilit

Edhe pse ju mund të keni një pamje të qartë të përgjegjësive të bashkë-themeluesit tuaj, ai ndoshta nuk përputhet me mendimin e tij. Një marrëveshje e thjeshtë, e nënshkruar nga të dyja palët dhe e përditësuar çdo gjashtë muaj, do të parandalonte dështime në të ardhmen dhe padi që kanë shkatërruar shumë startup-e premtuese.

Crowdfunding* është krijimi i një projekti ose biznesi duke mbledhur pak para nga shumë njerëz, zakonisht nëpërmjet internetit.

Burimi: en.paperblog.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0