Ndërkohë, Twitter nuk ka pasur një vit të mirë, pasi kur Jack Dorsey u emërua CEO tetorin e kaluar, ai pushoi nga puna rreth 8 për qind të stafit të kompanisë. Që atëherë, aksionet e Twitter kanë rënë me rreth 40% dhe rritja e saj është ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme. Tani është me më pak vlerë se kloni i saj kinez, Weibo.
Burime të afërta me kompaninë thonë se 8% e fuqisë punëtore të saj mund të pushohen pasi ajo po lufton me humbje të rënda.
Ajo po përballet me pasiguri pas dështimit për të siguruar një blerës.
Salesforce u bë një nga kompanitë e fundit që besohet të jetë interesuar në blerjen e Twitter.
Twitter ka luftuar për të gjeneruar rritjen e të ardhurave dhe të fitimit, edhe pse ka mesatarisht 313 milionë përdorues mujorë aktivë dhe një prani në rritje si burim lajmesh.
burimi: dailymail
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.