Nëse keni këto karakteristika, ju jeni një person i fortë mendërisht - Business Magazine Albania

Nëse keni këto karakteristika, ju jeni një person i fortë mendërisht


Teorikisht, të gjitha përvojat tona na bëjnë më të fortë dhe njerëz më të mirë. Të jesh optimist, duke marrë kontrollin e jetës tënde dhe jo të ndihesh keq për veten janë vetëm disa nga karakteristikat për të cilat duhet të punoni. A mendoni se ju keni ndonjë nga këto? Business Magazine ju sjell 21 karakteristikat e një personi të fortë mendërisht sipas Amy Morin, një psikoterapist dhe ekspert në forcën mendore.

  1. Ju dini si të mbani logjikën dhe emocionet në ekuilibër

Kjo nuk ka lidhje me faktin nëse jeni të sunduar nga emocionet tuaja apo gjykimi i mirë. Është të dini si të mbani ekuilibrin mes këtyre të dyjave, të shihni në mënyrë të qartë kur emocionet mbizotërojnë mbi logjikën në procesin e vendim-marrjes. Nëse ju jeni të fortë mendërisht, ju e dini se si t’i balanconi të dyja këto gjëra.

  1. Ju e kaloni kohën tuaj në mënyrë produktive

Çdokush mund të ketë një mijë justifikime për të mos e bërë një punë. Por njerëzit e fortë mendërisht përqëndrohen në atë që ata duan vërtetë dhe shmangin humbjen e kohës së tyre në aktivitete joproduktive.

  1. Ju besoni në aftësinë tuaj për t’iu përshtatur ndryshimeve

Jeta është vazhdimisht në ndryshim dhe ndonjëherë është e vështirë që të përshtatesh me rrethanat e reja. Shumica e njerëzve thjesht përpiqen t’iu rezistojnë këtyre ndryshimeve, por njerëzit e fortë mendërisht përqëndrohen në përballimin me një realitet të shpejtë në ndryshim.

  1. Ju përballeni me frikën që keni

Shumica e njerëzve shmangin frikën e tyre; disa njerëz përpiqen të përballen me frikën e tyre vetëm për t’u dukur mirë para të tjerëve. Por njerëzit e fortë mendërisht nuk kanë asgjë për të provuar. Ata përballen dhe kapërcejnë frikën që i parandalon nga të qenit një version më i mirë i vetes së tyre.

  1. Ju mësoni nga gabimet tuaja

Njerëzit e forte mendërisht nuk përpiqen të justifikojnë veprimet e tyre ose të fshehin gabimet e tyre nga të tjerët. Ata mësojnë nga gabimet e tyre dhe shpresojnë të bëhet më mirë.

  1. Ju gjeni një ekuilibër mes asaj që jeni dhe asaj që doni të bëheni

Nëse ju jeni një person i fortë mendërisht ju mund të pranoni për atë që jeni në këtë moment, por ju kurrë nuk ndaleni duke punuar për t’u bërë një person më i mirë.

  1. Ju festoni suksesin e njerëzve të tjerë

Duke qenë mendërisht të fortë do të thotë se dini si të bashkëpunoni. Suksesi i të tjerëve nuk ju bën të ndiheni xheloz. Në të kundër, njerëzit e fortë mendërisht e dinë si të festojnë lumturinë dhe suksesin e njerëzve të tjerë.

  1. Jetoni dhe merrni vendime në përputhje me vlerat tuaja

Nëse jetoni në përputhje me vlerat tuaja dhe i kuptoni prioritetet tuaja, ju nuk keni kurrë probleme për të marrë një vendim. Kjo aftësi i bën njerëzit të fortë mendërisht.

  1. Ju kujdeseni për përmirësimin e aftësive tuaja në vend që të mburreni për to

Në përgjithësi, njerëzit kanë tendencë për të kërkuar miratim nga të tjerët. Por njerëzit e fortë mendërisht përqëndrohen në përmirësimin e aftësive të tyre pa kërkuar njohje.

  1. Ju jetoni një jetë autentike

Njerëzit e fortë mendërisht janë të ndershëm me veten e tyre. Veprimet e tyre nuk bien në kundërshtim me fjalët e tyre.

  1. Vlerësoni atë që jeni, jo atë që keni arritur

Njerëzit e fortë mendërisht vendosin vlerën e vërtetë në atë që ata janë, jo atë që ata kanë. Pra, atyre nuk ju intereson në qoftë se fitojnë apo humbasin.

  1. Ju e dini se për një triumf ja vlen të pritet

Njerëzit e fortë mendërisht dinë se si të presin për shpërblimet e tyre; ata e dinë se mund të marrë një kohë që frutat të piqen. Plus, padurimi vetëm na bën të dobët, apo jo?

  1. Jeni i përgjegjshëm për veprimet tuaja

Forca mendore nuk garanton se ju nuk do të bëni gabime. Ju do bëni gabime, por gjëja kryesore është të mësoni prej tyre dhe të ecni përpara.

  1. Ju i shikoni vështirësitë si mundësi

Çdo pengesë dhe çdo problem me të cilin përballeni është vetëm një mundësi për ju që të rriteni. Njerëzit zakonisht irritohen nga vështirësitë, por njerëzit e fortë mendërisht pranojnë sfidat dhe bëhen më të mirë.

  1. Ju jeni mirënjohës

Në vend që të duan më shumë, njerëzit e fortë mendërisht besojnë se ata kanë më shumë seç kanë nevojë dhe ata dinë si të jenë mirënjohës për të.

  1. Ju përqëndroheni në atë që dini dhe bëni më të mirën

Ata që janë mendërisht të fortë janë efektivë dhe të suksesshëm në jetë, sepse ata kushtojnë kohën, përpjekjet dhe burimet në atë që bëjnë më mirë.

  1. Ngriheni përsëri pasi bini

Për njerëzit e fortë mendërisht, dështimi nuk është fundi i rrugës, por fillimi i tij. Ata besojnë se rruga që kanë zgjedhur do t’i çojë drejt suksesit.

  1. Jeni një optimist realistik

Njerëzit e fortë mendërisht janë optimistë. Kur ata përballen me pengesa, ata shpresojnë për më të mirën, por në të njëjtën kohë ata gjithmonë i mbajnë këmbët në tokë.

  1. Ju punoni me dobësitë tuaja

Njerëzit kanë tendencë për të fshehur dobësitë e tyre. Por njerëzit e fortë mendërisht nuk kanë frikë të përballen me dobësitë e tyre më të mëdha dhe të punojnë për to.

  1. Jeni gati për të zgjidhur problemet

Ju mund të ankoheni për problemet tuaja dhe të harxhoni kohën tuaj duke u marrë me gjëra të vogla. Ose ju mund të filloni t’i zgjidhni problemet, si bëjnë njerëz e fortë mendërisht.

  1. Jeni gjithmonë të gatshëm për të mësuar

Një ditë e re, një person i ri, ose një përvojë e re është vetëm një mundësi për të mësuar diçka. Pa marrë parasysh se çfarë iu hedh jeta, njerëzit e fortë mendërisht janë gjithmonë të etur për të mësuar.

 

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0