Facebook do të lançojë versionin e saj të “figurave” të animuara të Snapchat - Business Magazine Albania

Facebook do të lançojë versionin e saj të “figurave” të animuara të Snapchat


Rrjeti social tani është duke shtuar tipare të reja për shërbimin e saj të videove live. Ky tipar, i quajtur maska, do të jetë në dispozicion brenda aplikacionit të Facebook-ut, si dhe për aplikacionin “Mentions” për përdoruesit e verifikuar.

Ky funksion ju lejon të shtoni “filtra” të animuar për videot live. Vetë filtrat janë mjaft të ngjashëm me atë që ju do të gjeni në MSQRD – aplikacionin që Facebook lançoi në muajin Mars.

Si Snapchat, Facebook periodikisht do të ndryshojë maskat për stile të ndryshme. Seti i parë debutues përfshiu maska për Halloween.

Kjo nuk është hera e parë që rrjeti social ka eksperimentuar me këtë funksion. Facebook ka testuar më parë “filtra” të ngjashme në aplikacionin e saj në Brazil dhe ka mundësuar shpërndarjen e videove live nga MSQRD.

Maskat kanë filluar të përdoren tani nga përdoruesit e iOS në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Zelandën e Re dhe do të vijë për Android në muajt e ardhshëm. Facebook ka në plan t’a sjellë atë edhe në vende të tjera.

Kjo është edhe një shenjë e rritjes së interesit të rrjetit social në shtimin e mënyrave “fun”, për t’i ndihmuar përdoruesit për të ndarë momente me të tjerët (njësoj si Snapchat), si dhe për të forcuar prezencën e saj me anën e videove live.

Kompania gjithashtu shtoi edhe “reagime” të tilla në video si: “like”, “love”, “haha”, “wow”, “sad” dhe “angry” për Halloween.

facebook-te-lancoje-versionin-e-saj-te-figurave-te-animuara-te-snapchat-business-mag

Burimi: mashable.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0