Rrjetet sociale janë bllokuar në Turqi, pas arrestimit të udhëheqësve të opozitës - Business Magazine Albania

Rrjetet sociale janë bllokuar në Turqi, pas arrestimit të udhëheqësve të opozitës



Qasja në mediat sociale dhe faqet e internetit është bllokuar në Turqi ndjekur me arrestimin e 11 politikanëve kurdë, sipas një grupi monitorues të internetit.

Rreth orës 1 sipas orës lokale të premten rrjeti i monitorimit Turkey Blocks, i cili ofroi live incidentin e mbylljes së internetit në vend, konfirmoi se Facebook, Twitter dhe YouTube janë të gjithë “bllokuar nga throttling*“, një metodë që ngadalëson faqe interneti të caktuara deri në pikën ku ato janë të papërdorshme.

Minuta më vonë një tjetër lajmërim ishte postuar që deklaronte se gjithashtu edhe Whatsapp ishte bllokuar – hera e parë që aplikacioni popullor i mesazheve ka parë kufizim mbarëkombëtar në vitet e fundit.

facebook-twitter-dhe-whatsapp-jane-bllokuar-ne-turqi-pas-arrestimit-te-udheheqesve-te-opozites-businessmag

facebook-twitter-dhe-whatsapp-jane-bllokuar-ne-turqi-pas-arrestimit-te-udheheqesve-te-opozites-businessmag

Bllokimi vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit, me Turkey Blocks duke e përshkruar atë si një “incident në zhvillim”.

Ajo u zbulua për herë të parë në ofruesin kombëtar TTNet, Turkcell dhe pastaj në ofruesit tjerë të shërbimeve të mëdha të internetit, me përdoruesit e ofruesit e tjerë më të vegjël që thuhet se nuk ishin prekur në kohën e raporimit.

Incidenti besohet të jetë i lidhur me arrestimin e dy bashkë-udhëheqësve të një partie kurde të partisë opozitare. Demokracia Popullore (HDP), si dhe të paktën nëntë deputetë, si pjesë e asaj që qeveria tha se ishin kundër hetimit të terrorizmit.

Kufizimet e internetit janë gjithnjë e në rritje në Turqi për të shtypur mbulimin mediatik të incidenteve politike, një formë e censurës, të vendosur në një njoftim të shkurtër, për të parandaluar trazirat civile.

Më parë interneti ishte mbyllur plotësisht në Turqinë juglindore, që ndikoi në rreth gjashtë milionë njerëz dhe thuhet që është parandaluar furnizimi me pajisje mjekësore i pacientëve dhe ka dëmtuar infrastrukturën e rajonit.

Turqia mbetet në një gjendje të jashtëzakonshme që ishte imponuar pasi grushti i shtetit dështoi në korrik, e cila lejon Presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe qeverinë e tij të anashkalojë parlamentin kur hartohen ligje të reja dhe të kufizojë ose pezullojë të drejtat dhe liritë.

Në tetor qeveria turke njoftoi se do të paraqesë së shpejti propozime në parlament për ndryshimet kushtetuese që do të bëjë Erdogan “presidenti ekzekutiv”, duke zgjeruar pushtetin e tij të mëtejshëm.

 

throttling* – ul shpejtësinë

burimi: The Independent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0