9 gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë të premten pasdite - Business Magazine Albania

9 gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë të premten pasdite


Përfundimi i javës së punës jo vetëm që do të ketë një ndikim të madh mbi atë se sa produktivë do jeni javën e ardhshme, por edhe mund të përcaktojë se sa të relaksuar do jeni gjatë fundjavës.

“Njerëzit e suksesshëm kanë tendencë t’i përmbahen rutinës në përgjithësi, kështu që nuk është çudi që njerëzit më të suksesshëm që unë njoh të ndjekin një pasdite rutinë të së premtes”, thotë Michael Kerr, një folës ndërkombëtar i biznesit dhe autor i “Humor Advantage”.

Këtu janë 9 gjërat që njerëzit e suksesshëm zakonisht bëjnë të premten pasdite:

  1. Ata reflektojnë mbi arritjet e tyre të javës

Është shumë e lehtë të zhyteni mbi atë që ju nuk e keni përmbushur, thotë Kerr. “Njerëzit e suksesshëm kanë tendencë të kujtojnë se sa shumë progres kanë bërë, edhe në qoftë se është vetëm një ‘fitore e vogël’.” “Duke pranuar dhe vlerësuar arritjet tuaja rritet niveli juaj i lumturisë.”

  1. Ata kuptojnë prioritetet e tyre për javën e ardhshme

Njerëzit e suksesshëm marrin kohë të premten pasdite për të reflektuar mbi jetën e tyre profesionale dhe personale dhe përcaktojnë tre deri në pesë prioritete kryesore që duan t’i kryejnë, thotë Laura Vanderkam, autore e “Çfarë bëjnë njerëzit më të suksesshëm para Mëngjesit dhe “I Know How She Does It.”

  1. Ata krijojnë një listë planifikimi dhe detyrash për javën e ardhshme

Ata jo vetëm kanë prioritete; ata kanë dhe plane, thotë Vanderkam. “Në qoftë se ju i caktoni çdo prioriteti një afat, gjërat janë të mundshme për t’u bërë. “Duke pasur një plan për të hënën gjithashtu rezulton në një fundjavë më të relaksuar”, shton ajo. “Lista juaj e gjërave për t’u bërë nuk do të bezdisë trurin tuaj për dy ditë.”

  1. Ata bëhen të organizuar

“Shumë njerëz të suksesshëm marrin 15 deri në 30 minuta çdo të premte pasdite për të pastruar dhe të organizojnë dosjet e tyre, e-mail-et dhe pastrojnë e organizojnë zyrën e tyre, në mënyrë që kur të kthehen do kenë një zyrë të pastër dhe të organizuar.

  1. Ata shikojnë kalendarin e tyre për javën e ardhshme

Nuk ka më keq se sa të hysh në zyrë të hënën në mëngjes dhe të zbulosh se ke një takim që fillon për tre minuta (ose ka filluar tre minuta më parë). Merrni një sekondë për të parë mbi kalendarin tuaj dhe të shikoni se çfarë keni në fillim të javës tuaj.

  1. Ata mendojnë për planet e tyre të fundjavës

Vanderkam thotë se në qoftë se nuk keni plane të fundjavës të premten pasdite, ju duhet të marrni pak kohë për të menduar se çfarë dëshironi të bëni.

“Nuk keni pse të planifikoni çdo minutë, por të keni disa gjëra që e dini që do të iu gëzojnë do të thotë që jeni gati për fundjavën,” thotë ajo.

  1. Ata planifikojnë një aktivitet argëtues të premten

Disa njerëz të suksesshëm kanë një ritual argëtues që i ndihmon ata të krijojnë një ndarje definitive mes javës së punës dhe fundjavës së tyre. “Kjo mund të jetë një koktej pasdite me një grup shokësh, një orë pune vullnetare, ose një stërvitje e planifikuar rregullisht në palestër apo lojë tenisi”, shpjegon Kerr.

  1. Ata i pranojnë arritjet e të tjerëve dhe punën e tyre

“Një lider që njoh e përdor të premten pasdite për të shkuar në zyrat e punojnësve të tij për t’i falenderuar për punën e tyre”, thotë Kerr. “Ajo thotë se duke e bërë këtë të premten pasdite jo vetëm që ndihmon punonjësit e saj të shkojnë në shtëpi të vlerësuar, më të lumtur dhe më të relaksuar, por kjo e ndihmon edhe atë të ndihet më i lumtur dhe më i relaksuar gjithashtu.”

  1. Ata iu thonë mirupafshim njerëzve rreth zyrës

Një përshëndetje e thjeshtë “Kalofshi një fundjavë të këndshme” mund të jetë diçka e mrekullueshme. “Kjo është veçanërisht e rëndësishme për udhëheqësit që t’a bëjnë dhe veçanërisht e rëndësishme në një të premte pasdite që do iu japë juve dhe njerëzve me të cilët punoni një impakt mjaft pozitiv.”

 

burimi: Motto

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0