Çfarë është teknologjia 4K? - Business Magazine Albania

Çfarë është teknologjia 4K?


Ultra HD, e njohur gjithashtu edhe si 4K, është tashmë e pranishme pothuajse në çdo markë të prodhimit të televizorëve dhe monitorëve por edhe ne videot online. Fillimisht u mendua vetëm për teknologjinë e lartë, por tani po bëhet shumë e përhapur dhe e përdorur.

Por çfarë do të thotë për ne kjo teknologji? Si mund të na shërbejë? Ku ndryshon ajo nga teknologjitë e mëparshme?

Thënë me fjalë të thjeshta, 4k ka një rezolucion më të mirë se teknologjitë e mëparshme, që do të thotë një numër më i madh pikselash (fizikisht). Nëse i afrohesh mjaftueshëm dhe përdor një xham zmadhues të thjeshtë mund t’i dallosh lehtësisht.

Një ekran 4k ka 3,840 piksela në shtrirje horizontale dhe 2,160 piksela vertikalisht, pra po flasim për një ekran me 8 milionë piksela në total që do të thotë rreth 4 herë më shumë se televizorët HDTV me rezolucion 1080.

Termi 4k nuk është shumë i “saktë” sepse teknologjia quhet zyrtarisht Ultra HD, ndërsa 4k është standardi i kinemasë që është rreth 4,096×2,160 piksela, por ndryshim shumë i vogël në cilësi dhe lehtësia që të krijon për ta thënë si emër, e ka bërë termin “4k” shumë të përdorur dhe pothuajse zyrtar.

Për të parë video, filma apo programe televizive në 4k, përveç një televizori 4k do t’ju duhet dhe një burim 4k. Por lajmi i mirë është që shumica e televizorëve 4k e kanë këtë burim të implementuar që në fabrikim. Nëse jo, përsëri është diçka që mund të zgjidhet, mjafton të përdorni një pajisje blu-ray në 4k ose një kompjuter console 4k ose dhe një media streamer të thjeshtë.

Kabujt marrës audio-video HDMI 2.0 mund të suportojnë teknologjinë 4k, ndërsa HDMI 1.4 mund të suportojë disa tipe 4k por jo të teknologjisë HDR.

“Na pëlqen ne apo jo, 4k është e ardhmja e teknologjisë, shumë shpejt të gjithë filmat, spektaklet dhe videot prestigjioze do të jenë në 4k”.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0