Me shishen e Coca-Cola-ës tashmë mund të bëni dhe selfie - Business Magazine Albania

Me shishen e Coca-Cola-ës tashmë mund të bëni dhe selfie


Në Izrael, Coca-Cola ka krijuar një shishe që iu bën selfie, ndërkohë që ju pini prej saj. I ashtuquajturi “shishe selfie” është bërë nga agjencia Gefen për Coca-Cola Summer Love, ngjarjen më të madhe të Izraelit për markat në natyrë.

Përdoruesit i bëjnë tag vetes dhe miqve të tyre në fotot në mediat sociale të Coca-Cola-së“, shpjegon Gefen. “Është me të vërtetë interesante dhe i bën personat që marrin pjesë më të pranishëm dhe aktivë gjatë eventit, duke e ditur se ata mund të ndajnë momentet e tyre të veçanta vetëm duke pirë.

Shishja ka një aparat fotografik ndërtuar në bazën e saj, së bashku me një sensor që fotografon kur e kthen shishen në 70 gradë. Selfiet mund të shpërndahen në Facebook, Instagram dhe Snapchat.

Gefen thotë se shishet u konceptuan pasi ata vunë re një boshllëk në treg për këtë “risi pijesh.” Sepse kush dëshiron të humbasë këtë shpërblim fotosh?

Shishja me shumë gjasa do të jetë e kufizuar për Summer Love, pasi nuk ka asnjë fjalë nëse ajo do të jetë një “boom” në dyqanet izraelite. Por në qoftë se kjo do bëhet një hit në mesin e adoleshentëve, do të shohim nëse do të jetë edhe në evente të tjera. Për ata që shqetësohen për jetën e tyre sociale, mendoni për të si një evolucion natyror i “duckface”.

 

burimi: adweek.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0