Vëllezërit Patrick Collison dhe John Collison tani kanë të paktën 1.1 miliardë $ secili pasi Stripe me bazë në San Francisko mori një financim prej 150 milionë $ nga CapitalG, një ndarje e investimeve të kompanisë Alfabeti dhe General Catalyst Partners. Me investimet e fundit, vlerësimi për startup-in pothuajse u dyfishua. Në korrik 2015 një raund për mbledhjen e fondeve e ka vlerësuar kompaninë në 5 miliardë $.
Para raundit të fundit, Collisons kishin në pronësi rreth 30% të Stripe, sipas një burimi të afërt me kompaninë. Pas investimit prej 150 milionë $, FORBES vlerëson se secili prej vëllezërve zotëron të paktën 12% të kompanisë.
Në moshën 26 vjeçare, John Collison, president i Stripe, është tani miliarderi më i ri i vetë-bërë në botë – dy muaj më i ri se themeluesi i Snapchat Evan Spiegel, i cili është gjithashtu 26. CEO i Stripe Patrick Collison 28 dhe bashkëthemeluesi i Snapchat Bobby Murphy, 28, janë të tjerë miliarderë të vetë bërë nën moshën 30 vjeçare. Miliarderja më e re në botë është norvegjezja Alexandra Andresen, 20 vjeç, e cila ka trashëguar 42% të kompanisë në pronësi të familjes Ferd me motrën e saj Katharina Andresen, 21. Motrat kanë secila nga 1.2 miliardë $ pasuri.
Vëllezërit Collison iu bashkohen gjashtë miliarderëve të tjerë irlandezë në Listën Botërore të Forbes të Miliarderëve dhe tani janë miliarderët më të rinj të Irlandës, edhe pse ata jetojnë dhe punojnë në San Francisko. Manjati i ndërtimit Pallonji Mistry, 87 vjeç, është miliarderi më i pasur i Irlandës me një pasuri prej 13 miliardë $.
Stripe përpunon pagesat online për klientët, duke përfshirë Lyft, Kickstarter dhe Wish. Kompania nuk ka deklaruar të ardhurat, por burime të industrisë vlerësojnë se ka përpunuar rreth 20 miliardë $ vitin e kaluar. Për çdo transaksion që përpunon, Stripe merr 2.9% të transaksionit plus 30 cent, e përkthyer kjo me rreth 450 milionë $ të ardhura për 2015. Wall Street Journal ka thënë se rritja e vëllimit të pagesave të kompanisë pritet të kalojë 40%, sipas një personi të njohur me këtë çështje.
Stripe është kompania e dytë e vëllezërve. Kompania e tyre e parë ishte Shuppa, e cila u bashkua me një tjetër startup të vogel Auctomatic, një kompani që ndërton software për shitësit eBay, në vitin 2008. Vëllezërit studiuan në kolegj në SHBA-John shkoi në Harvard dhe Patrick shkoi në MIT, por të dy u tërhoqën për të ndjekur atë që më vonë u bë Stripe.
“Inkurajues suksesi që ka qenë deri më sot, ne kemi arritur kaq shpejt qëllimet e përcaktuara për veten”, tha Patrick Collison për Forbes në janar të vitit 2016. “Në qoftë se dikush këtu mendon se Stripe e ka mbyllur me kaq, do të jetë jashtëzakonisht problematike për ne. ”
burimi: Forbes
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.