Por ky nuk është detyrimisht rasti. Ajo që duket si një utopi për startup-et gjithashtu ka dobësitë e saj, duke përfshirë luftën e talentit, koston e lartë të jetesës dhe shumë gjëra të tjera. Plus, ka shumë kompani jashtë Silicon Valley që janë një sukses i madh. MailChimp, Sprout Social dhe Sling TV janë vetëm disa emra të mëdhenj që kanë korrur mjaft sukses.
Me turin e fundit Rise of the Rest – një udhëtim i projektuar për të festuar sipërmarrjen në të gjithë SHBA-në – ne kemi pyetur disa udhëheqës në fushën sipërmarrëse se çfarë këshille kishin ata për themeluesit në kërkim të suksesit jashtë Silicon Valley.
Më poshtë janë disa nga këshillat e tyre:
Mos kini frikë
Mos kini frikë që të shkoni në çdo vend. Vendosini të gjitha monedhat tuaj në tavolinë, ulni kokën dhe punoni fort. Nuk ka asnjë arsye që të hezitoni vetëm sepse nuk jeni në Silicon Valley.
– Mark Hasebroock
Themelues i Dundee Venture Capital, një firmë e vendosur në Omaha.
Përdorni komunitetin tuaj
Mos punoni vetëm në qytetin tuaj – punoni me qytetin tuaj. Qeveria lokale nuk mund të duket si partneri i mundshëm për novatorët, por unë kam parë që gjëra të mëdha ndodhin kur sipërmarrësit dhe politikëbërësit janë në të njëjtën tryezë. Liderët nuk janë vetëm për suksesin e startup-eve në sektorin qytetar – ata gjithashtu janë fjala mbrojtëse kur ndeshen me burokracitë dhe rregulloret e mjedisit që shumë sipërmarrës hasin. Dhe ne qëndrojmë brenda bashkisë që të përfitojmë nga idetë e novatorëve dhe të kontribuojmë për komunitetin tonë.
– Greg Stanton
Kryetar i Phoenix
Vendosni se çfarë roli keni
Këshilla ime për të gjithë sipërmarrësit është që të përqëndrohen në zhvillimin e aftësive udhëheqëse, ku të mësojnë se si të vlerësojnë të gjitha perspektivat e anëtarëve të ekipit të tyre, të krijojnë një kulturë të lartë performuese dhe të formojnë një qëndrim që përfshin transparencën dhe bashkëpunimin.
– Cydni Tetro
Themelues dhe president i Women Tech Council
Krijo një qëllim
Nërtoni një kompani apo shërbim për arsye se doni të shihni se si do të ndihmojë në mënyrën tonë të jetesës, të punës dhe për shkak se është diçka, të cilën doni që bota ta ketë. Mos u ngutni. Mos kini frikë. Dhe bëhuni mjeshtër për të mësuar çdo gjë në çdo kohë, në çdo vend.
– Michael M. Crow
President i Universitetit Shtetëror të Arizonës
burimi: Entrepreneur
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.