YE-SHU-AH - Sandalet që bota do i dashurojë - Business Magazine Albania

YE-SHU-AH – Sandalet që bota do i dashurojë


Mes krijuesve të sandales YE-SHU-AH është edhe shqiptari Flamur Jashari.

Historia
Paduka është një sandale, që ka një histori të gjatë dhe shpirtërore. Në Azinë Qendrore njerëzit shpirtërorë dhe të shenjtë kanë veshur Paduka për më shumë se 5000 vjet, të pavarur nga statusi i tyre, besimi apo orientimi seksual. Paduka është një simbol për një shoqëri të lirë, me mendje të hapur dhe pozitive, në të cilën të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe mund të jetojnë sipas besimeve të tyre.

Emri Paduka vjen nga Sanskrit, ku Pada qëndron për “gjurmë të perëndisë”. Ne kemi marrë këtë thelbin dhe krijuam një zgjidhje inovative, të patentuar për të gjitha këmbët në tokë: YE-SHU-AH është një simbol për lirinë, gëzimin dhe zhvillimin e një shoqërie të hapur dhe pozitive.1Ne besojmë, se mund t’i ndryshojmë njerëzit për mirë. Ne besojmë, se të gjithë njerëzit janë të ndërlidhur mes tyre. Ne besojmë, se nuk kemi asnjë kufij, kur është fjala për kufijtë e besimit kombëtar apo fetar. (Ne nuk kemi asnjë kufizim) Ne besojmë në barazi. Të gjithë qëndrojmë në të njëjtën tokë. Ne vetë jemi një ekip ndërkulturor mendje hapur dhe pozitiv.

Ne jemi të krishterë, myslimanë, hebrenj, budistë dhe ateistë dhe ne të gjithë e ndajmë besimin tonë të përbashkët me punë të ndershme dhe një frymë pozitive. Ne besojmë, ne punojmë, ne krijojmë dhe ndajmë idetë e barazisë dhe prosperitetit për të gjithë njerëzit.

Tani po zhvillojmë vizionin e YE-Shu-Ah të gjithë së bashku. Ju të mund të përdorni sandalet tona ergonomike verën e ardhshme. YE-SHU-AH është lidhja juaj me tokën.

Modelet:

2 3 4

Prototipet
Nga ideja e parë deri tani na u deshën vite për të zhvilluar idenë. Dhe pastaj, pas skemës së parë, na mori edhe 3 vjet për të zhvilluar këtë ide, duke ndërtuar prototipe dhe tani, e sollëm atë në treg!

5 6

Timeline

timeline

Çmimi

Ne duam që çdokush të bëhet një rishitës. Kështu që struktura jonë e çmimit është: një palë këpucë që porositni e merrni me 50% ulje. Kështu që porosisni për veten tuaj, familjen dhe miqtë tuaj në mënyrë që ata të dashurojnë ye-shu-ah edhe juve.

Karakteristikat
features

Ekipi
Ne jemi një grup i vogël inxhinierësh të dedikuar, projektues dhe dashamirës inovativë me bazë në Zürich, Zvicër. Ne besojmë në produktet tona. Që nga fillimi ne jemi përqëndruar në marrjen e diçkaje unike dhe të jashtëzakonshme dhe në fund të jemi të suksesshëm.

team

Sandalja ju-shu-ah u shpik dhe u krijua nga Werner Staudenmann Inventor, Thomas Gerber QUO AG për dizajnin. Michael Bühler Boooo Innovation mbështet shpikësit që të sjellin idetë e tyre në treg dhe ju-shu-ah u themelua nga Michael Bühler dhe Flamur Jashari për fillimin e prodhimit dhe për t’ia sjellë ye-shu-ah botës.

Numrat 

0b14709821eb1c1dc6a1c09141619b16_original
Dhe tani, dashurojeni- blijeni – ndajeni atë dhe jepjani botës!

Rreziqet dhe sfidat

1. Prodhimi dhe transporti do të zgjasin më shumë se sa pritej.

2. Sandalet nuk do të jenë mjaftueshëm të qëndrueshme për përdorim afatgjatë.

3. Paratë që janë për ye-shu-ah nuk mbulojnë koston e prodhimit në tërësi.

Kështu që ne mbështetemi tek ju për shpërndarjen e ye-shu-ah në botë!

 

burimi: Kickstarter

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0