Samsung dhe YouTube Zgjerojnë Ofrimin e Përmbajtjes Globale HDR në të gjithë Televizorët Quantum dot 2016 - Business Magazine Albania

Samsung dhe YouTube Zgjerojnë Ofrimin e Përmbajtjes Globale HDR në të gjithë Televizorët Quantum dot 2016


Samsung Electronics sot njoftoi se do të mbështesë Playback-un global HDR të YouTube për herë të parë në televizion, përmes një versioni të zgjeruar të aplikacionit YouTube. Aplikacioni i YouTube është i disponueshëm në të gjithë Televizorët Quantum dot të Samsung 2016 dhe televizorët UHD dhe do të lançohet në mënyrë progresive në të gjithë botën që nga Dhjetori.

YouTube do të mbështesë video streaming HDR (High Dynamic Range), duke ofruar një gamë të gjerë të përmbajtjes HDR. Nisur përmes një përditësimi automatik të software, konsumatorët që përdorin televizorin Quantum dot dhe UHD mund t’a aksesojnë përmbajtjen HDR thjesht duke vizituar kategorinë HDR brenda aplikacionit YouTube në kanalin YouTube 4K, duke mundësuar një mënyrë të lehtë për të lundruar dhe për të shijuar përmbajtjen premium.

“Me disponueshmërinë globale të YouTube HDR, ne në Samsung jemi të lumtur të mbështesim përvojën më të mirë me pamjen HDR dhe një gamë të gjerë të përmbajtjes HDR për përdoruesit për t’a shijuar,” tha Seline Han, nënkryetarja e Biznesit të Pamjes Vizuale në Samsung Electronics. “Ne jemi të sigurt se televizorët tanë do të sjellin në jetë eksperiencën 3 dimendionale të pamjes HDR – dhe e gjitha kjo në komoditetin e shtëpisë së përdoruesit.”

Për t’u përshtatur me lançimin, aplikacioni YouTube do të përmbajë video të reja HDR nga krijues të famshëm të video-ve në YouTube, si për shembull MysteryGuitarMan dhe Jacob + Katie Schwarz. Për të siguruar përhapjen e përmbajtjes së re HDR, krijues të ndryshëm në YouTube do të përdorin YouTube Spaces LA dhe NYC, i cili mundëson burime të prodhimit HDR për krijuesit e përmbajtjeve.

Me një numër në rritje të ofruesve të përmbajtjes HDR, gjithashtu dhe të numrit të madh të krijuesve që prodhojnë përmbajtje HDR, mbështetja HDR e YouTube pritet të prezantojë më shumë lloje në vitin e ardhshëm dhe do të plotësojë kërkesat e përdoruesve për një ekperiencë të pamjes si në jetën reale në përmbajtjen që atyre u pëlqen më shumë.

“Ne jemi të lumtur t’ju prezantojmë me lançimin e suportit HDR për televizorët Samsung Quantum dot,” tha Heather Thompson Rivera, Drejtor i Parteriteteve të Produktit në YouTube. “Duke kombinuar përkushtimin e Samsung për cilësinë e pamjes dhe dëshirën tonë për të ofruar përmbajtjen më të mirë të mundshme, ne do të punojmë së bashku për të ndërtuar një ekosistem të fortë që përmirëson krijimin e përmbajtjes HDR dhe lejon përdoruesit të shijojnë përmbajtje të ndryshme me cilësinë më të mirë të disponueshme.”

Shfaqja si një nga teknologjitë e pamjes më të mira në vitet e fundit, HDR është një teknologji e riprodhimit të imazhit që analizon raportin e kontrastit të një video për të ndihmuar shprehjen edhe të ndryshimeve më delikate në nuancat dhe tonalitetet e ngjyrës. E bashkuar me televizorët Samsung Quantum dot, figura që prodhohet duket më reale dhe si në jetë e përditshme në ekran. Për më tepër, televizorët Samsung Quantum dot kanë një kapacitet për të gjeneruar ndriçimin më të lartë me 1,000 nits, të optimizuar për një eksperiencë të pamjes më ideale HDR.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0