Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, u takua me themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg te premten e kaluar gjate Samitin te 7te te Amerikave i cili u mbajt ne Panama. Nje foto nga takimi u leshua nga zyra presidenciale e Brazilit. Fotoja tregon politikanen krah per krah me Zuckerberg te veshur me nje xhup ku dukej logoja e Facebook dhe flamuri i Brazilit i cili i dhurohet miliarderit nga Rousseff. Takimi u zhvillua pak dite pas lancimit te programit te ri nga qeveria e Brazilit qe ka si qellim te adresoje sigurine e internetit dhe shkeljen e te drejtave te njeriut ne Internet ne bashkepunim me nje sipermarrje private. Facebook eshte nder kompanite qe eshte lidhur me Ameriken Jugore lidhur me zbatimin e ketij programi nepermjet organizates jofitimprurese Internet. org,qe u lancua ne kete Samit. Internet.org ka si qellim ti bashkoje te gjithe, edhe komunitetet me te ardhura te uleta qe tradicionalisht jane penguar nga pteknologjia.
Programi ne fjale njihet si National Pact to Fight Violations of Human Rights on the Internet dhe koordinohet me ministrirte e arsimit, drejtesiose dhe komunikimit. Perdoruesit do te jene te afte te denoncojne shkeljet nepermjet faqes se programit #HumanizaRedes me ane te telefonit. Ne Brazil, Facebook arrin nje audience prej 83 milion perdorues, vendi i dyte me numrin me te madh te perdoruesve pas Amerikes.
Muajin e kaluar, Facebook lancoi ne Heliopolis, lagjja me e madhe dhe me e varfer ne Sao Paolo, nje iniciative te re qe mbeshtet bizneset e vogla ne kete zone te Brazilit me aftesi sipermarrese dhe teknologjike.
Marre nga Forbes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.