Perditesimi automatik i Microsoft rrit perdorimin e Internet Explorer 10 - Business Magazine Albania

Perditesimi automatik i Microsoft rrit perdorimin e Internet Explorer 10


Shfletuesi IE10, i cili fillimisht erdhi gjate tetorit te vitit te kaluar me sistemin me te ri operativ te ndermarrjes Microsoft, Windows 8, pasi i eshte nenshtruar nje perditesimi automatik, ka pesuar nje rritje ne perdorimin e pergjithshem nga perdoruesit e ketij shfletuesi, te cilet mbase edhe pa e kuptuar fare kane kaluar ne versionin me te ri.
 
Sipas ndermarrjes qe merret me matje te trafikut online, Net Applications, perdorimi i ketij shfletuesi nga 5.3 per qind sa ishte, u rrit ne 10.8 per qind.
Ky permiresim siç duket ka ardhur me rastin e nderrimit te rregullit te vet per te bere instalimin e versionit me te ri te shfletuesit pa ia bere fare me dije perdoruesit, po vetem ne heshtje.
 
Kjo lloj metode tashme ka kohe qe perdoret nga Google per shfletuesin e vet Chrome.
Internet Explorer 10 mund te perdoret vetem nga perdoruesit qe me Windows 7 ose Windows 8, por jo edhe nga ata te sistemit operativ Windows Vista, te cilet duhet te kenaqen me IE9, apo ata te Windows XP, te cilet kane mbetur ne IE8.
 
IE9 gjate shkurtit kishte pasur 38.8 per qind te te gjitha kopjeve te Internet Explorer.
Bizneset mund te bllokojne IE10 qe te beje instalimin automatik duke e vendosur nje vegel qe Microsoft e ka zhvilluar dy muaj me pare, ose duke perdorur veglat standarde per menaxhim te perditesimit, Windows Server Update Services (WSUS), ose Systems Management Server (SMS).
 
IE8 mbeti i qendrueshem me 41.4 per qind te te gjitha kopjeve te Internet Explorer dhe nese analistet kane te drejte, do te mbetet versioni me i popullarizuar i shfletuesit te ndermarrjes Microsoft sepse nuk eshte vetem ne dispozicion edhe per Windows XP, por eshte marre edhe si versioni standard nga shume ndermarrje. (PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0